COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja

 COVID-19 në Shqipëri, asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 2621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Mirditë, Tepelenë.

Aktualisht janë 132 raste aktive me COVID-19 në vend dhe po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë, nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Advertisement

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2 pozitiv.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,895 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Advertisement

Të ngjashme