Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home TECH

Çka po ndodh me Instagram-in?

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in TECH
A A
Hi Tech
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

A ju është dukur Instagram-i më ndryshe kohëve të fundit? Me siguri se po shihni shumë më shumë video sesa fotografi dhe shumë më shumë postime nga njerëz që nuk i njihni sesa nga ata që i ndiqni.

Transformimi i Instagram-it është diçka që po ndodh përnjëmend. Rrjeti social e ka marrë një vendim të diskutueshëm dhe, sipas shefit të tij, Adam Mosseri, ai nuk ka për t’u ndryshuar në të ardhmen e afërt.

Nëpërmjet një videoje, Mosseri i ka adresuar “shqetësimet” e përdoruesve të platformës, të cilën e zotëron gjiganti Meta Platforms, pjesë e të cilit është edhe rrjeti social Facebook.

👋🏼 There’s a lot happening on Instagram right now.

I wanted to address a few things we’re working on to make Instagram a better experience.

Please let me know what you think 👇🏼 pic.twitter.com/x1If5qrCyS

— Adam Mosseri (@mosseri) July 26, 2022

“Po dëgjoj shumë shqetësime për fotot dhe për fokusimin tonë te videot. Tani, dua të jem i qartë: ne do të vazhdojmë mbështetjen për fotot – ato janë pjesë e trashëgimisë sonë…”, është shprehur ai fillimisht.

“Megjithatë, më duhet të jem i sinqertë: unë besoj se Instagram-i do të bëhet, me kohë, më shumë [platformë] për video”, ka thënë Mosseri.

Instagram-i po u jep prioritet videove (të njohura si “Reels”), në kohën kur platforma rivale e videove të shkurtra TikTok po ndikon në zvogëlimin e vazhdueshëm të aktivitetit në rrjetet më të vjetra sociale.

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, është aplikacioni më i shkarkuar në botë, sipas agjencisë së lajmeve Bloomberg. Nga viti 2020, në Shtetet e Bashkuara dhe gjetiu nëpër botë, njerëzit kanë kaluar më shumë kohë në TikTok, sesa në Instagram apo Facebook.

Një përdoruese duke hapur aplikacionin TikTok në telefonin e saj të mençur mobil.
Një përdoruese duke hapur aplikacionin TikTok në telefonin e saj të mençur mobil.

Audienca e TikTok-ut, po ashtu, është më e re sesa ajo e platformave të tjera sociale. Mosha mesatare e përdoruesve të TikTok-ut nëpër botë është 18 deri 24-vjeçare. Sipas të dhënave nga kompania hulumtuese Statista, 31 për qind e përdoruesve globalë të Instagram-it janë ndërmjet 24 dhe 34 vjeç. Ndërkaq, një anketë e realizuar më 2020 nga kompania e investimeve bankare, Piper Sandler, ka treguar se TikTok-u ia ka kaluar Instagram-it si rrjeti social më i pëlqyer i adoleshentëve.

Në videon e tij, kreu i Instagramit ka thënë se dominimi i videove ndaj fotove do të ndodhte pavarësisht nëse Instagram do të ndryshonte apo jo ndonjë gjë, meqë trendët e shpërndarjes tregojnë se videot janë lloji i përmbajtjes që po shpërndahet më shumë.

Megjithatë, shumë prej shikuesve të videomesazhit të Mosserit nuk u pajtuan me të.

“Sinqerisht, aplikacioni është bërë i tmerrshëm për t’u përdorur. Shtrirja e përmbajtjes dhe angazhimi i përdoruesve kanë rënë dhe krejt çfarë po shoh janë reklama në krye të aplikacionit, si dhe Reels. E kuptoj nevojën që të jeni konkurrues… por jo në dëm të shkatërrimit të asaj çfarë bëni më së miri”, është përgjigjur Sam Stryker, i cili është pjesë e departamentit redaktorial të rrjetit social Twitter.

Ndërkohë, gazetari Stefan Etienne është ankuar për mbushjen e Instagram-it me Reels. Ai ka thënë se “të gjithë, prej gazetarëve dhe krijuesve të përmbajtjes, deri te shefat ekzekutivë dhe të famshmit” janë kundër ndryshimit. Instagram-i është bërë “tani aplikacion për të reklamuar gjithçka, jo për miqtë dhe njerëzit të cilët mendoj se janë interesantë”.

Veçoria Reels në aplikacionin Instagram.
Veçoria Reels në aplikacionin Instagram.

Mosseri ka thënë se aplikacioni do të shfaqë video dhe njerëz të sugjeruar, në kuadër të përpjekjeve për t’iu ndihmuar përdoruesve “të zbulojnë gjëra të reja dhe interesante”. Ai u është përgjigjur ankesave, duke thënë se përdoruesit mund t’i heqin rekomandimet që nuk iu pëlqejnë, apo t’i pezullojnë rekomandimet deri në një muaj. Megjithatë, shefi i Instagram-it ka thënë se rekomandimet janë mënyra “më efektive” për t’i lidhur krijuesit me audienca më të mëdha.

Ai, po ashtu, ka shpjeguar se përmbajtja e shfaqur mund të mbushë krejt ekranin te disa përdorues dhe se kjo është një veçori e re, e cila po testohet dhe po rregullohet.

Advertisement

Deri në mesditën e së enjtes, një peticion i krijuar në platformën Change.org, i cili kërkon që “Të bëhet Instagram-i përsëri Instagram”, ka mbledhur mbi 200.000 nënshkrime.

“Nuk ka nevojë që disa gjëra të ndërlikohen së tepërmi, ne thjesht duam të shohim kur postojnë miqtë tanë, bukuria e Instagram-it ka qenë se ai ishte i çastit”, ka shkruar krijuesja e peticionit, Tati Bruening. “Në fillimet e aplikacionit, të gjithë ne jetonim të tashmen, i shihnim momentet tona më të mira në kohë reale”.

Prej përdoruesve më të mëdhenj të Instagram-it, me qindra miliona ndjekës, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, që të dyja e shpërndanë thirrjen e peticionit.

“Ndaluni së provuari të bëheni TikTok, unë vetëm dua të shoh foto të lezetshme të miqve të mi”, thuhej në postimin që shpërndanë ato.

Se plotësimi i dëshirës së përdoruesve është gjë e pamundshme, e shpjegon ndoshta më së miri raporti më i fundit i të ardhurave i Meta-s, pjesë e së cilës është Instagrami.

Meta ka regjistruar rënien e parë ndonjëherë të të ardhurave për një tremujor, teksa recesioni global dhe presioni nga konkurrenca po ndikojnë te fitimet e saj nga reklamat digjitale.

Aksionet e kompanisë me seli në Kaliforni po ashtu kanë rënë për 3.4 për qind, teksa ajo ka njoftuar se pret të ardhura prej 26 deri në 28.5 miliardë dollarë në tremujorin e tretë. Analistët prisnin 30.52 miliardë, sipas të dhënave nga kompania hulumtuese Refinitiv.

Të ardhurat e përgjithshme, të cilat përbëhen pothuajse kryesisht nga fitimi prej reklamave, kanë rënë për 1 për qind, në 28.8 miliardë dollarë, në çerekun e dytë të vitit, nga 29.1 miliardë dollarë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Rezultatet hedhin dritë mbi sfidat biznesore të Meta-s, teksa ajo po konkurron për kohën e përdoruesve me TikTok-un, dhe po ndërmerr ndryshime për të minimizuar humbjet.

Meta ka thënë se Reels, videot e shkurtra që gjiganti nga Kalifornia po i paraqet gjithnjë e më shumë para syve të përdoruesve për të garuar me TikTok-un, tani po sjellin mbi 1 miliard dollarë në vit.

“Ata po ndikohen dukshëm nga gjithçka”, ka thënë Kim Forrest nga kompania për investime Bokeh Capital Partners. “Meta ka një problem, sepse është duke e ndjekur TikTok-un, dhe nëse Kardashianët po flasin se si nuk po iu pëlqen Instagram-i… Meta duhet vërtet t’i kushtojë vëmendje kësaj”.

Rreth 15 për qind e përmbajtjes së shfaqur në Facebook dhe në Instagram është e rekomanduar nga inteligjenca artificiale dhe kjo përqindje do të dyfishohet deri në fund të vitit 2023, ka thënë shefi ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg.

Advertisement

Lexo edhe

Hi Tech
TECH

Facebook po bëhet rrjeti social i preferuar i “pensionistëve”, të rinjtë çdo herë e më shumë po largohen

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
TECH

Meksika pritet të investojë 1.5 miliardë dollarë për të rritur qasjen në internet

August 10, 2022
Hi Tech
TECH

Samsung Galaxy Watch 5: A do të ketë bateri “me më shumë jetëgjatësi”?

August 7, 2022
Hi Tech
TECH

Kompania Meta pëson rënie të të ardhurave për herë të parë

July 28, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
TECH

Twitter ka shpenzuar 33 milionë dollarë në marrëveshjen me Muskun

July 22, 2022
Kosova.Info
TECH

Si të drejtoni prizat e ajrit të kondicionuar në mënyrë që të ftohet më mirë vetura?

July 19, 2022
Istog: Aksident mes autobusit dhe multikultivatorit, një i lënduar
Lajme

Aksident në afërsi të Deçanit, katër të lënduar

by prestigji.com
August 14, 2022
0

Katër persona janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Lëbushë – Deçan. Në aksident ishin të përfshira...

Read more
Kosova.info

Evropa goditet rëndë nga thatësira

August 14, 2022
Mbyllet edicioni i 21-të i Dokufest-it

Mbyllet edicioni i 21-të i Dokufest-it

August 14, 2022
Kosova.Info

Laporta e pranon se shitjet dhe nënshkrimet janë ende të planifikuara

August 14, 2022
Pse e ke mshel kufirin me Shqipërinë, çfarë zori ki?

Haradinaj: Kurti mashtrues, po dëshiron marrëveshje për mossulmim me Serbinë

August 14, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com