Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Çitaku: Kurti e ka zakon të ndërhyjë në çështjet politike të brendshme të Shqipërisë

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Çitaku: Kurti e ka zakon të ndërhyjë në çështjet politike të brendshme të Shqipërisë
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e pyetur në Edicionin Special të Klan Kosova, për debatin e sotëm në Parlamentin e Shqipërisë rreth rezolutës kundër raportit të Dick Martyt, ajo ka thënë se nuk komenton mbi çështjet e brendshme të Shqipërisë, por se sipas saj, për këtë adekuat do të ishte kryeministri Albin Kurti.

“Nuk do të përfshihem në debatet e brendshme partiake në parlamentin shqiptar. Ndoshta kryeministri Kurti do të ishte adekuat, sepse ai e ka zakon të ndërhyjë në çështjet politike të brendshme të Shqipërisë. Debatet e brendshme janë të rëndomta në një demokraci dhe ne si politikanë nga Kosova nuk duhet të përfshihemi apo të ndërhyjmë në to”, ka thënë Çitaku.

Tutje Çitaku tha se kjo rezolutë, e iniciuar nga Partia Socialiste atje, është për t’u përshëndetur.

“Propozim-rezoluta e Partisë Socialiste është për t’u përshëndetur, këtu nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e emrave të përveçëm, as të Hashim Thaçit, as të Rexhep Selimit, as të Kadri Veselit, as të Jakup Krasniqit, as të tjerëve. Këtu bëhet fjalë për vërtetësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, natyrën e kauzës sonë, andaj iniciativa të tilla janë për t’u përshëndetur. Unë besoj se rezoluta e sotme, por edhe hapat e tjerë që janë paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, do të jenë në funksion të së vërtetës”.

Advertisement

Edhe pse disa analistë thanë se kjo rezolutë është e vonuar, Çitaku e tha të kundërtën.

“Kjo iniciativë vjen në momentin e duhur, sepse sikur të lindte para publikimi të aktakuzës, do të kishte ngjallur dyshime. Në këtë betejë nuk kemi nevojë ta bindim njëri-tjetrin, sepse ne e dimë qëllimin e UÇK-së, mirëpo deri në momentin e publikimit të aktakuzës, ne, përkundër bindjes sonë, është dashur të presim dhe të shohim se çfarë po ofrojnë ata, dhe nga publikimi i aktakuzës shihet se asnjë fjalë dhe asnjë presje nga akuzat e ngritura nga Dick Marty nuk qëndrojnë”.

 

 

Advertisement

Lexo edhe

Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale
Lajme

Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale

August 8, 2022
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë
Lajme

Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

August 8, 2022
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë
Lajme

Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

August 8, 2022
Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune
Lajme

Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

August 8, 2022
Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave
Lajme

Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave

August 8, 2022
Parashikimi i motit për të mërkurën dhe të enjten (FOTO)
Lajme

Ky është moti për këtë javë

August 8, 2022
Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale
Lajme

Hoti: Kurti s’ka fare merita në marrëveshjen me MCC-në, u larguan projekte substanciale

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit...

Read more
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë

August 8, 2022
Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Deri në 30 minuta pritje në Dheu i Bardhë dhe Merdarë

August 8, 2022
Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

Armëpushim mes Izraelit dhe palestinezëve, pas tre ditësh dhune

August 8, 2022
Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com