Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Çfarë nuk ka thënë Putini për Kosovën? 

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Kosova.info
Share on FacebookShare on Twitter

Kur Kosova mundet, pse nuk munden edhe Donjecku dhe Luhansku – është mesazhi që presidenti rus, Vladimir Putin, ia ka dhënë sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Gjatë një takimi me Guterresin në Moskë, më 26 prill, Putini po ashtu ka deklaruar se shprehja e vullnetit të banorëve të Krimesë dhe Sevastopolit, është rast i njëjtë sikurse me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë, lexoni se çfarë ka thënë dhe çfarë nuk ka thënë Putini për Kosovën gjatë bisedës me Guterresin:

“Në qoftë se ekziston precedenti, të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe republikat e Donbasit. Ato e bënë këtë dhe ne kishim të drejtën t’i njihnim si shtete të pavarura”.
Por, pavarësinë e Donjeckut dhe të Luhanskut, rajone këto në Donbas, i ka pranuar vetëm Rusia. Për pjesën tjetër të botës, këto territore janë ende pjesë e Ukrainës.

Ndërkaq, pavarësia e Kosovës është njohur nga më shumë se 100 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Gjermania, Britania dhe Franca.

Nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Kosova është njohur nga 22 shtete.

“Dallimi i vetëm ndërmjet dy rasteve ishte se në Kosovë ky vendim për sovranitetin u miratua nga Parlamenti, ndërsa Krimeja dhe Sevastopoli e sollën me referendum mbarëkombëtar”.
Rikujtojmë se para se të mbahej një referendum secesionist në gadishullin ukrainas të Krimesë, në mars të vitit 2014, burra të armatosur rëndë dhe me uniforma ushtarake, pa shenja të dallueshme, sulmuan parlamentin rajonal dhe ngritën flamurin rus në majë të ndërtesës.

Pas kësaj, komando të maskuar, me uniforma të ngjashme, rrethuan bazat ushtarake ukrainase dhe zunë njësi të tjera strategjike.

Kurse, Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u shpall nga Kuvendi i Kosovës në shkurt të vitit 2008.

Para se Prishtina të shpallte pavarësinë, në Kosovë u vendos një administratë territoriale ndërkombëtare, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i saj ishte të zgjidhte krizën humanitare që mbizotëronte në atë territor në vitin 1999. Ajo u vendos me qëllim të pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të pushtetit të Serbisë në Kosovë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka deklaruar në opinionin e saj këshillues se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimin e gjykatës e ka kërkuar Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me iniciativën e Serbisë, e cila konsideron se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka shkelur rendin juridik ndërkombëtar.

Rikujtojmë se gjatë luftës në Kosovë, në fund të viteve ’90, janë vrarë mbi 13.500 persona, ndërkaq ende nuk dihet fati i më shumë se 1.600 personave.

“Ata (banorët e Krimesë dhe Sevastopolit) u sollën praktikisht në të njëjtën mënyrë si njerëzit që jetojnë në Kosovë – ata morën vendimin për pavarësinë dhe më pas na u drejtuan neve me kërkesën për t’iu bashkuar Federatës Ruse”.
Rusia aneksoi gadishullin ukrainas të Krimesë në mars të vitit 2014, dy ditë pas referendumit secesionist.

Kurse Kosova, pas shpalljes së pavarësisë, nuk i është drejtuar asnjë shteti fqinj me kërkesën për t’iu bashkuar.

“Pasi që autoritetet në Kiev njoftuan se nuk kishin ndërmend të përmbushnin marrëveshjet e Minskut, ne u detyruam t’i njohim këto rajone (në Donbas) si shtete të pavarura dhe sovrane dhe të parandalojmë gjenocidin ndaj njerëzve që jetojnë atje”.
Tribunali i Hagës, për krimet e kryera në Kosovë në vitin 1999, ka dënuar zyrtarë të lartë shtetërorë, ushtarakë dhe policorë. Ndër ato krime është edhe transporti i trupave të shqiptarëve të vrarë të Kosovës në varrezat masive në Serbi.

Në këtë gjykatë është gjykuar edhe Sllobodan Millosheviq, ish-presidenti i Serbisë dhe i Republikës Federale të Jugosllavisë, për krimet e luftës në Kosovë. Millosheviqi vdiq në paraburgimin e Tribunalit të Hagës, përpara shpalljes së vendimit.

Ndërkaq, ende nuk ka ndonjë aktvendim apo aktakuzë të gjykatave ndërkombëtare që do të mbështesin pretendimet ruse për krime kundër rusëve në Donbas.

Lexo edhe

Kosova.info
RAJONI & BOTA

Rusia paralajmëron se zgjerimi i NATO-s do të ketë efekt destabilizues në botë

June 29, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Momenti kur Macron e ndërpret Bidenin në Samitin e G7-ës, për ta informuar se sauditët janë në limitin e kapaciteteve prodhuese të naftës

June 29, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Zelensky paralajmëron NATO-n: Ambiciet e Moskës nuk ndalen në Ukrainë

June 29, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Pas heqjes së vetos, Turqia i kërkon Suedisë dhe Finlandës të dorëzojë 33 “terroristë”

June 29, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Britania sanksionon njeriun e dytë më të pasur të Rusisë

June 29, 2022
"Nuk do të dorëzohemi": Sllovjansku përgatitet për ofensivën ruse
RAJONI & BOTA

“Nuk do të dorëzohemi”: Sllovjansku përgatitet për ofensivën ruse

June 29, 2022
Pas Kurtit, edhe Osmani e uron Albanesen
Lajme

Falë xhudos flamuri ynë u ngrit mbi të gjithë flamujt e tjerë

by prestigji.com
June 29, 2022
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe...

Read more
Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

Lufta në Ukrainë: ShBA-ja do të rrisë praninë ushtarake në të gjithë Evropën

June 29, 2022
Sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës, s`janë në pyetje

Është vendim sovran i Kosovës, se në cilat iniciativa merr pjesë

June 29, 2022
Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

Këngëtari Kelly dënohet me 30 vjet burg për abuzim seksual me fansat e tij

June 29, 2022
Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

Rama publikon videon me krerët e vendeve të NATO-s

June 29, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com