prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Ç’ thonë duart për shëndetin; 5 sëmundjet që zbulohen nga duart

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in KULTURË
A A
Ç’ thonë duart për shëndetin; 5 sëmundjet që zbulohen nga duart
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Nuk është aspak rastësi që kur studentët e mjekësisë mësojnë mënyrat e ekzaminimit të pacientëve, e nisin këtë vëzhgim gjithnjë nga duart.

Duart rrëfejnë shumë për shëndetin e njeriut e në këto kohë të vështira ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e COVID-19 në organizëm.

Koronavirusi
Ndoshta shumë nuk e dinë por në disa raste është vënë re që njerëzit e prekur nga COVID-19 kanë gishtat dhe duart e enjtura. Kjo enjtje quhet edemë dhe mund të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me problemet që prekin veshkat dhe zemrën. Mpirja ose plogështia e duarve, si dhe dhimbjet e kyçeve, konsiderohen si simptoma të infeksionit.

Sëmundjet e ndryshme
Nën çdo thua gjendet një rrjet i tërë kapilarësh. Thonjtë e shëndetshëm kanë një nuancë rozë që reflekton gjakun e kuq të oksigjenuar në kapilarë. Nëse ju vuani nga sasi të ulëta të oksigjenit si pasojë e një sëmundje kronike të mushkërive apo zemrës, gishtat mavijosen, një term që njihet si cianoza.
Kjo është arsyeja përse pacientëve në spital u kërkohet të heqin manikyrin nga thonjtë.

Dridhjet
Dridhjet e duarve mund të sinjalizojnë ankthin ose praninë e kafeinës së tepërt në trup. Dridhja e duarve mund të sinjaliojë edhe probleme me tiroiden, sëmundjen e Parkinsonit ose çrregullimet bipolar. Dridhja e njërës dorë mund të sinjalizojë një dobësim neuromuskular dhe rrallëherë kancerin në tru.

Advertisement

Zverdhja e duarve
Nëse vëreni që ngjyra e lëkurës së duarve është e zverdhur, atëherë kjo mund të sinjalizojë verdhëzën ose një problem me pankreasin, tëmthin dhe mëlçinë. Kur duart janë të zbardhura dhe të fryra, atëherë në organizëm mund të ketë një problem me tiroiden që nuk sekreton mjaftueshëm hormone. Nëse duart marrin një nuancë rozë të çelët atëherë kjo mund të jetë shenjë e anemisë ndërsa skuqja e pëllëmbëve sinjalizon problem me mëlçinë.

Plakja nis tek duart

Një nga shenjat fillestare që vihen re gjatë ekzaminimit të duarve është se ato rrëfejnë moshën e saktë të pacientit. Me kalimin e viteve, lëkura e duarve hollohet dhe venat bëhen më të dallueshme. Në shumë raste, në lëkurën e duarve shfaqen njolla të kafëta si pasojë e moshës.

Lexo edhe

Valery Gergiev,
KULTURË

Pasi u pushua nga puna në Gjermani, dirigjenti rus mirëpritet në Kinë

March 29, 2023
Taylor Swift dhe Harry Styles "rrëmbejnë" trofe në iHeartRadio
KULTURË

Taylor Swift dhe Harry Styles “rrëmbejnë” trofe në iHeartRadio

March 28, 2023
Parku i Paqes
KULTURË

Kopshti ukrainas i paqes do të ndërtohet në Liverpool

March 28, 2023
The Chemical Brothers me turne të ri
KULTURË

The Chemical Brothers me turne të ri

March 27, 2023
"Alone", kënga tjetër e Kanitës e destinuar për tregun ndërkombëtar (VIDEO)
KULTURË

“Alone”, kënga tjetër e Kanitës e destinuar për tregun ndërkombëtar (VIDEO)

March 24, 2023
Pse nuk është Stresi pjesë e albumit të ri? Përgjigjet Noizy (FOTO)
KULTURË

Pse nuk është Stresi pjesë e albumit të ri? Përgjigjet Noizy (FOTO)

March 23, 2023
Nëse ndërmarrim ndonjë veprim në Ukrainë do të krijojë luftë gjithëpërfshirëse
Lajme

Stoltenberg e përshëndet votimin e Turqisë për anëtarësimin e Finlandës në NATO

by prestigji.com
March 30, 2023

Parlamenti i Turqisë ka votuar pro anëtarësimin e Finlandës në NATO. Këtë vendim të Parlamentit të Turqisë, e ka përshëndetur...

Read more
BE-ja, bashkë me Kosovën dhe Serbinë, ndërmarrin hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

BE-ja, bashkë me Kosovën dhe Serbinë, ndërmarrin hapat drejt zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit

March 30, 2023
Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

Hoti i përgjigjet Kurtit: Nuk luftohet inflacioni me ligje (VIDEO)

March 30, 2023
Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

Shkëmbimi i territoreve nuk është në agjendë të ShBA-së

March 30, 2023
Rusia i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim armësh

Rusia i ofron Koresë së Veriut ushqim në këmbim armësh

March 30, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com