Burri vret një grua, fëmijën dhe veten brenda supermarketit në Florida (VIDEO)

 Burri vret një grua, fëmijën dhe veten brenda supermarketit në Florida (VIDEO)

Një person ka qëlluar për vdekje një grua dhe nipin e saj njëvjeçar në një supermarket në Florida, para se të vriste veten, thonë autoritetet amerikane.

Të shtënat ndodhën të enjten në një në një qendër tregtare që gjithashtu brenda ka edhe dyqane e restorante të vegjël.

Autoritetet fillimisht thanë se sulmuesi dhe viktimat mund të kenë njohur njëri-tjetrin, mirëpo më vonë nga Zyra e Qarkut Palm Beach tha se nuk kishte ndonjë motiv ose marrëdhënie të njohur midis të dyshuarit dhe viktimave, por detektivët ende po hetonin.

Advertisement

Zyra identifikoi të dyshuarin si Timothy J. Ëall, 55 vjeç  nga Royal Palm Beach, derisa emrat e gjyshes dhe nipit të saj nuk do të bëhen të ditur.

Juan Guardia i tha Palm Beach Post se ai ishte në zonën e ushqimeve kur të shtënat ndodhën në korridorin e prodhimeve, raporton Abcnews, transmeton Klankosova.tv.

“Kam dëgjuar, ai po gjuante një grua punëtore më tha vrapo largohu shpejtë”, tha Guardia.

Supermarketi do të mbyllet deri të shtunën, ndërkohë, Royal Palm Beach është një periferi e klasës së mesme me 40 mijë banorë.

Advertisement

Të ngjashme