Advertisement
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes në Ohër.
“Një ditë për t’u mbajtur mend për të dy vendet, por po ashtu edhe për të ardhmen evropiane të rajonit dhe konsolidimit të tij demokratik”, është shprehur Osmani, duke uruar edhe ndërmjetësuesit Borrell dhe Lajçak, përcjell KlanKosova.tv.
Advertisement
“Të nderuar që Maqedonia e Veriut ishte nikoqire e këtyre bisedimeve historike”.