Bucks ngushton epërsinë e Nets në seri (VIDEO)

 Bucks ngushton epërsinë e Nets në seri (VIDEO)

Milwaukee Bucks  ka realizuar fitore ndaj Brooklyn Nets me rezultat 86:83, duke ngushtuar në 2:1 avantazhin e Nets në serinë gjysmëfinale të Konferencës Lindore në NBA.

Khris Middleton dhe Giannis Antetokounmpo kombinuan për 68 pikë, apo 79 për qindëshin e pikëve të ekipit duke u bërë dyshja që realizon numrin më të madh të pikëve për ekip brenda një loje në historinë e playoff-it ameikan.

Middleton realizoi 35 pikë ndërkaq dy herë MVP-ja Antetokoumpo 33 sosh, dhe që të dy shtuan edhe nga 15 respektivisht 14 kërcime në statistikat e tyre.

Advertisement

Në anën tjetër, Kevin Durant mbeti i vetmuar këtë lojë duke realizuar 30 pikë e 11 kërcime, por duke mos arritur ta realizojë tentimin e tij për treshen barazuese të rezultatin në sekondat e fundit të takimit.

 

Advertisement

Të ngjashme