prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Britania e Madhe sanksionon Milan Radoiçiq-in dhe Zvonko Veselinoviq-in

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Britania e Madhe sanksionon Milan Radoiçiq-in dhe Zvonko Veselinoviq-in
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, James Cleverly, ka njoftuar të premten një valë të re sanksionesh ndaj aktorëve të korruptuar dhe ata që shkelin dhe abuzojnë të drejtat e njeriut, si dhe autorët e dhunës seksuale.

Në listën e të sanksionuarve janë edhe politikanët serbë që veprojnë në Kosovë, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, të cilët Qeveria e Britianisë së Madhe i ka përshkruar si anëtarë të Grupeve të Organizuara Kriminale.

Paketa përfshin individë dhe subjekte të përfshirë në një gamë të gjerë aktivitetesh të rënda – duke përfshirë torturimin e të burgosurve, mobilizimin e trupave për përdhunimin e civilëve dhe mizoritë sistematike.

Këto sanksione demonstrojnë përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbrojtur shoqëritë e lira dhe të drejtat e njeriut të të gjithëve.

“Është detyra jonë të promovojmë shoqëri të lira dhe të hapura në mbarë botën. Sot sanksionet tona shkojnë më tej për t’i ekspozuar ata që qëndrojnë pas shkeljeve të tmerrshme të të drejtave tona më themelore. Ne jemi të përkushtuar të përdorim çdo levë që kemi në dispozicion për të siguruar një të ardhme lirie mbi frikën”, deklaroi Cleverly.

Advertisement

Ndryshe, Milan Radoiçiq, Zvonko Vesellinoviq dhe 11 persona të tjerë – të gjithë serbë nga Kosova – janë vënë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 8 dhjetor të vitit të kaluar.

Lexo edhe

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri shkon në mbi 7800
Lajme

February 8, 2023
Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

Më 1 mars protestohet në Hagë kundër gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së

by prestigji.com
February 8, 2023

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë e Sirinë të hënën, tani është rritur në më shumë...

Read more
Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

Të gatshëm për të qenë pjesë aktive e misioneve të NATO-s

February 8, 2023
Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

February 8, 2023
Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

February 8, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

February 8, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com