Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Botuesi i Xhevdet Bajrajt: Ka qenë person shumë i shoqërueshëm, s’ka ditur ta mërziste askënd (VIDEO)

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Botuesi i Xhevdet Bajrajt: Ka qenë person shumë i shoqërueshëm, s'ka ditur ta mërziste askënd (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter

Berat Dakaj, botues i veprave të Xhevdet Bajrajt, në një intervistë në Klan Kosova, ka kujtuar veprimtarinë e poetit.

Ai tha se bashkëpunimi me Bajrajn, ka qenë shumë i lehtë, pasi librat i pergatiste vetë ai, pa pasur nevojë për ndonjë ndërhyrje.

“Bashkëpunimi me Xhevdetin ka qenë i lehtë, ta dërgonte librin pa pasur nevojë për redaktim, as gjuhësor e as letrar, përpos dizajnimit të librit, që duhej bërë, ndonjë shënim në kopertinën e pasme, përshtypjet e botuesit, miqve të tij, recensentëve. Krijimtaria e tij letrare, kryesisht në poezi, shquhet për temat e luftës, nuk është që nuk i ka shprehur edhe ndjenjat e dashurisë, por më shumë i lidhur me luftën e Kosovës, gjendjen e tij shpirtërore, më shumë se atë fizike, e ka pasur të lidhur me Kosovën, e ka dokumentua shumë mirë luftën e Kosovës, masakrat e Kosovës, për të cilat është nderuar edhe me çmime edhe me recensione dhe do të nderohet edhe në të ardhmen”, ka thënë Dakaj.

Dakaj tha se lajmi për vdekjen e poetit e mërziti shumë.

“Lajmi për vdekjen e Xhevdet Bajrajt, në moshën 62-vjeç, na pikëlloi e na trazoi zemrat, mendjet, na trishtoi, u mërzitëm shumë, por familja, miqtë e tij të ngushtë, që kishin komunikim me të, e kanë pritur një gjendje shëndetësore të tillë, sepse para një muaji gjendja shëndetësore e tij u përkeqësua, para 10 ditësh pati një ndërhyrje, një operim, por gjendja u përkeqësua ndërkohë dhe sot ai u shua, u shua fizikisht por në zemrat, në mendjet tona, në libraritë, në bibliotekat do të jetë i pranishëm gjithmonë.

Ai foli edhe për bisedën e fundit, që e kishte pasur me poetin, duke shtuar se kjo kishte ndodhur disa ditë para panairit të librit, që u mbajt në Prishtinë.

“Ai donte të vinte sivjet në panairin e librit në Prishtinë, që u organizua më 7 dhe 12 qershor, por 10 ditë para se të organizohej promovimi, tha se disa analiza që i kishte bërë, i kishin dalë keq, tha shpresoj që do të dalin mirë dhe do të marr rrugë për Kosovë, por nëse është gjendja kështu siç është, atëherë s’do të mund të vij në Kosovë, por unë shpresoj që do të takohemi herëve të tjera”, ka shtuar ai.

Ai tha se ka vendosur që në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit dhe Ministrinë e Kulturës, të botojnë kompletin e veprave të Bajrajt.

“Gjatë ditëve të panairit jam takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, të cilët kanë pasur dhe kanë respekt të madh për veprimtarinë poetike të Xhevdet Bajrajt, sepse i kanë lexuar poezitë e tij, ia dinë edhe vargjet përmendësh, i kanë ndjekur edhe promovimet dhe aktivitetet e Xhevdet Bajrës, sa herë që ai ka ardhur në Kosovë, e kishim lënë, kur mora vesh për sëmundjen e tij, që t’ia botojmë kompletin e gjithë veprës edhe ato që i kam botuar unë, edhe ato që i kanë botuar botues të tjerë, në bashkëpunim me zyrën e kryeministrit dhe Ministrinë e Kulturës, ndoshta edhe me komunën e Rahovecit”, ka thënë ai.

Dakaj tha se Bajraj ka qenë person shumë i shoqërueshëm, ku përmendi edhe takimin e papërmbushur të tyre.

“Ka qenë person shumë i shoqërueshëm, s’ka ditur ta mërzisë askënd… E mbaj mend kur më tha plako, trimo, kështu më thërriste, tha do të vij tash këtë verë, tha meqë në Rahovec nuk ka birra të Rahovecit, do të pimë birra të Pejës, i konsumonte prodhimet vendore, nuk i konsumonte prodhimet e huaja, por ato birra mbetëm pa i pirë “, ka thënë ai.

 

Lexo edhe

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë
Lajme

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

July 4, 2022
30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët
Lajme

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

July 4, 2022
Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)
Lajme

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)
Lajme

Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

July 4, 2022
Sa do të gjobiten lokalet që nuk shërbejnë ujë falas? Flet Fitore Pacolli (VIDEO)
Lajme

Sa do të gjobiten lokalet që nuk shërbejnë ujë falas? Flet Fitore Pacolli (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli: Në kuvend do të instalohen fontana uji, deputetët mund të pinë me grushta (VIDEO)
Lajme

Pacolli: Në kuvend do të instalohen fontana uji, deputetët mund të pinë edhe me grushta (VIDEO)

July 4, 2022
Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë
Lajme

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

by prestigji.com
July 4, 2022
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Slloveni ka dekoruar me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat sllovene në kuadër...

Read more
30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

July 4, 2022
Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

July 4, 2022
Sa do të gjobiten lokalet që nuk shërbejnë ujë falas? Flet Fitore Pacolli (VIDEO)

Sa do të gjobiten lokalet që nuk shërbejnë ujë falas? Flet Fitore Pacolli (VIDEO)

July 4, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com