Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Bislimi thotë se ndryshonin dy letrat e Borrellit ku ua kërkoi shtyrjen e reciprocitetit

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Bislimi shpjegon si ndodhi reciprociteti dhe përse u shty zbatimi
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka treguar detaje nga situata që u krijua të dielën pas vendosjes së masave të reciprocitetit.

Ai tha se Kosova i është përgjigjur letrës së Josep Borrell, Përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, duke ia sqaruar se fushata informuese për qytetarët serbë të Kosovës ka ekzistuar.

“I treguam [Josep Borrellit] se mund ta diskutojmë pastaj mundësinë e shtyrjes edhe për një muaj që të akomodohet kjo brengë e tij, ndërkaq për dokumentin hyrje/dalje kemi treguar që në fakt nuk kemi nevojë për fushatë informuese meqë kjo masë nuk u vendoset qytetarëve të Kosovës, por u vendoset qytetarëve të Serbisë që futen në Kosovë dhe nuk ka nevojë për kurrfarë masa përgatitore nga këta qytetarë, meqë ata nuk duhet të tregojnë diçka apo të japin diçka për dorëzim, por marrin dokument, që do të thotë serbët e veriut nuk preken nga ky vendim”.

Bislimi thotë se ndoshta përgjigja e institucioneve të Kosovës nuk i pëlqeu kryediplomatit evropian.

“Mirëpo siç duket [Josep] Borrell nuk ka qenë i kënaqur me këtë përgjigje dhe pastaj kemi pasur vizitë nga [Jeff] Hovenier, që unë mendoj që ka qenë vizitë shumë qëllimmirë dhe ka dashur që ta zbehë ketë angazhimin jo parimor të Bashkimit Evropian. Aty është thanë që në asnjë rast bashkësia ndërkombëtarë nuk kërkon rishikimin e masave”, tha ai në një intervistë në televizionin publik.

Advertisement

Zëvendëskryeministri ka shpjeguar se Borrell u kishte dërguar një shkresë ku kërkonte shtyrjen e masave të reciprocitetit për të cilën thotë se kërkuan që të jetë në formë zyrtare.

Bislimi thotë se shkresa zyrtare që e pranuan më pas dallonte shumë me shkresën e parë atë jozyrtare. E këtë thotë se do ta përdorin në takimet në Bruksel.

“Për informim të plotë, Borrell ka dërguar një shkresë në mëngjes pak para nisjes së tij për në Kamboxhia, por ne kemi thënë që kjo shkresë që dërgohet përmes mjeteve të komunikimit jo zyrtare duhet të zyrtarizohet, pra duhet të vijë në mënyrë zyrtare”.

“Por pastaj kemi vërejtur diçka të çuditshme. Ka pasur dallime të mëdha mes formulimeve në shkresën e parë (jo zyrtare) dhe letrës zyrtare që e ka dërguar Borrell. Ne kemi një indicie se pse ka ndodhë kjo, por ne do ta përdorim në momente të caktuara gjatë bisedimeve në Bruksel”.

Advertisement

Lexo edhe

Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit
Lajme

S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, reciprociteti është për marrëdhënie paqësore

August 17, 2022
Vriten disa persona në një xhami në Kabul
Lajme

Vriten disa persona në një xhami në Kabul

August 17, 2022
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve
Lajme

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve

August 17, 2022
Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)
Lajme

Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)

August 17, 2022
Përparim Rama jep detaje për marrëveshjen me PDK-në
Lajme

‘Superekspertët’ e Përparim Ramës, njëri kandidat i PDK-së e tjetra motrën të punësuar në Komunë

August 17, 2022
Evropa përballet me thatësinë më të madhe në 500 vjet (VIDEO)
Lajme

Evropa përballet me thatësinë më të madhe në 500 vjet (VIDEO)

August 17, 2022
Serbia po e shndërron veten në Bjellorusi të Ballkanit
Lajme

S’kemi qëllime të njëanshme dëmtuese, reciprociteti është për marrëdhënie paqësore

by prestigji.com
August 17, 2022
0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sonte është takuar me emisarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe...

Read more
Vriten disa persona në një xhami në Kabul

Vriten disa persona në një xhami në Kabul

August 17, 2022
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përshëndet takimet në Bruksel, kritikë për moszbatimin e marrëveshjeve

August 17, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në

Eksportet e energjisë “mund t’i rrisin të hyrat e Rusisë për gati 100 miliardë dollarë”

August 17, 2022
Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)

Zelensky: Lufta nisi në Krime, përfundon me çlirimin e saj (VIDEO)

August 17, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com