prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Biden dhe Xi pritet të diskutojnë për tensionet rreth Tajvanit

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një bisedë telefonike të enjten, ka thënë një burim i afërt me këto zhvillime.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u ka thënë gazetarëve ditë më parë se menaxhimi i konkurrencës ekonomike mes dy shteteve do të jetë në fokus të bisedës.

Kjo do të jetë biseda e pestë telefonike mes dy liderëve dhe vjen në kohën kur Kina ka rritur paralajmërimet për administratën Biden rreth një vizite të mundshme të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Këtë ishull që vetëqeveriset, Pekini e konsideron si territorin e saj.

“Gjithçka, nga tensionet për Tajvanin, për luftën në Ukrainë, si dhe për mënyrën si menaxhojmë konkurrencën mes dy shteteve, natyrisht në fushën e ekonomisë”, ka thënë Kirby kur ka folur për temat që do të diskutohen.

“Kjo thirrje është planifikuar që një kohë të gjatë dhe tashmë ekziston agjenda për gjërat që do të diskutohen”, ka thënë ai.

I pyetur për një bisedë të tillë, Ministria e Jashtme kineze, ka thënë se nuk ka informacione për të bërë publike.

Nëse vizita realizohet, Pelosi do të bëhet ligjvënësja me pozitën me të lartë në SHBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Newt Gingrich, që ka vepruar njëjtë 25 vjet më parë.

Kina është zotuar se do të aneksojë Tajvanin edhe me forcë, nëse e nevojshme, dhe ka dërguar aeroplanë luftarakë afër hapësirës ajrore tajvaneze, si dhe ka mbajtur stërvitje ushtarake të bazuara në skenarë pushtimi.

Advertisement

Vizita e Pelosit “do të dëmtonte integritetin territorial dhe sovranitetin e Kinës, do të ndikonte në marrëdhëniet Kinë-SHBA dhe do të dërgonte mesazh të keq te forcat e pavarura tajvaneze”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijiang më 19 korrik.

Raportet mes Kinës dhe Tajvanit

  • Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur, qoftë edhe me forcë.
  • Si qeveriset Tajvani? Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura.
  • Kush e njeh Tajvanin? Vetëm pak shtete. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten.

Lexo edhe

OKB: Ne nuk do të ndalemi derisa ta sjellim paqen në Ukrainë
RAJONI & BOTA

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

January 26, 2023
Pesë ish-policë në Memfis akuzohen për vdekjen e një njeriu me ngjyrë
RAJONI & BOTA

Pesë ish-policë në Memfis akuzohen për vdekjen e një njeriu me ngjyrë

January 26, 2023
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

January 26, 2023
Gazetari i BBC flet për fëmijët shqiptarë të zhdukur në Britani: Punojnë në lavazh ose “shtëpi bari”
RAJONI & BOTA

Gazetari i BBC flet për fëmijët shqiptarë të zhdukur në Britani: Punojnë në lavazh ose “shtëpi bari”

January 26, 2023
Blinken me thirrje për ndalje të dhunës gjatë vizitës në Lindjen e Mesme
RAJONI & BOTA

Blinken me thirrje për ndalje të dhunës gjatë vizitës në Lindjen e Mesme

January 26, 2023
Raketa ruse mbi Kiev pas vendimit të Gjermanisë për tanket “Leopard 2”
RAJONI & BOTA

Raketa ruse mbi Kiev pas vendimit të Gjermanisë për tanket “Leopard 2”

January 26, 2023
Deputeti Kervan takon presidenten e KE, Katrin Jakobsdóttır
Lajme

Deputeti Kervan takon presidenten e KE, Katrin Jakobsdóttır

by prestigji.com
January 27, 2023

Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës iu drejtua kryeministrja e Islandës, zonja Katrin JAKOBSDÓTTIR, e cila është edhe...

Read more
Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira

January 27, 2023
Një ilaç që shitet 2.50 euro në Ballkan, te ne shitet 7.50 euro

Një ilaç që shitet 2.50 euro në Ballkan, te ne shitet 7.50 euro

January 27, 2023
Solidariteti i shqiptarëve: Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet

Për një orë mblidhen 147 mijë euro për të prekurit nga vërshimet

January 27, 2023
E bija e Erdoganit mbron Kosovën, prapë e sulmon Daçiqin!

E bija e Erdoganit mbron Kosovën, prapë e sulmon Daçiqin!

January 27, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com