Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home RAJONI & BOTA

Biden dhe Xi flasin në telefon për më shumë se dy orë

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in RAJONI & BOTA
A A
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe lideri kinez Xi Jinping, zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati më shumë se dy orë, ku u fol për të ardhmen e marrëdhënieve të ndërlikuara mes dy vendeve.

Kjo është biseda e pestë telefonike mes dy liderëve.

Telefonata nisi në 8:33 të mëngjesit, me kohën lokale në Amerikë dhe përfundoi në orën 10:50, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Këndvështrime të ndryshme mbi shëndetin global, politikat ekonomike dhe të drejtat e njeriut kanë testuar prej kohësh marrëdhëniet mes dy vendeve.

Refuzimi i Kinës për të dënuar pushtimin rus të Ukrainës ka tendosur edhe më shumë raportet.

Biseda vjen në kohën kur Kina ka rritur paralajmërimet për administratën Biden rreth një vizite të mundshme të udhëheqëses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, në Tajvan.

Këtë ishull që vetëqeveriset, Pekini e konsideron si territorin e saj.

Pekini ka thënë se do ta konsideronte këtë vizitë si një provokim, një kërcënim që zyrtarët amerikanë po e marrin me seriozitet të shtuar në dritën e inkursionit të Rusisë në Ukrainë.

“Nëse ShBA-ja këmbëngul të ndjekë rrugën e vet dhe të sfidojë limitet e Kinës, ajo me siguri do të përballet me përgjigje të forta”, tha në fillim të javës Zhao Lijian, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze.

Pelosi do të bëhej ligjvënësja me pozitën me të lartë në ShBA që viziton këtë ishull, pas paraardhësit të saj, Neët Gingrich, që ka vepruar njëjtë 25 vjet më parë.

Bideni u tha javën e kaluar gazetarëve se zyrtarët ushtarakë amerikanë besonin se nuk ishte “ide e mirë” që kjo vizitë të realizohej tash.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby, u tha gazetarëve të mërkurën që është e rëndësishme që të ketë komunikim mes dy liderëve.

Advertisement

“Presidenti dëshiron të sigurohet që linjat e komunikimit me Presidentin Xi të mbeten të hapura sepse ata kanë nevojë për këtë”, u tha Kirby gazetarëve në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë. “Ka çështje për të cilat ne mund të bashkëpunojmë me Kinën, dhe ka çështje ku padyshim ka fërkime dhe tensione”.

Biden dhe Xi folën për herë të fundit në mars, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës.

Raportet mes Kinës dhe Tajvanit

  • Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të tensionuara? Kina dhe Tajvani janë ndarë gjatë luftës civile më 1940, mirëpo Pekini insiston se ishulli do t’i kthehet dikur, qoftë edhe me forcë.
  • Si qeveriset Tajvani? Ky ishull ka kushtetutën e vet, liderët e zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe rreth 300,000 trupa aktive ushtarake në mesin e forcave të armatosura.
  • Kush e njeh Tajvanin? Vetëm pak shtete. Shtetet e Bashkuara nuk kanë lidhje zyrtare me Tajvanin, mirëpo kanë një ligj që parasheh dërgimin e mjeteve që i duhen ishullit për ta mbrojtur veten.
Advertisement

Lexo edhe

Brigada 64: Njësiti famëkeq i ushtrisë ruse me numër të madh viktimash
RAJONI & BOTA

Brigada 64: Njësiti famëkeq i ushtrisë ruse me numër të madh viktimash

August 14, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Zbardhet e kaluara kriminale e autorit të 10 vrasjeve në Mal të Zi

August 14, 2022
Kosova.Info
RAJONI & BOTA

Drithëruese/ Peshkaqeni kalon poshtë këmbëve të pushuesve në det duke shkaktuar frikë të madhe dhe panik

August 13, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Publikohen pamjet e reja nga sulmi me thikë ndaj Salman Rushdie

August 13, 2022
Momenti kur Bërnabiq iu arsyetohej policëve kroatë për lundrim të paligjshëm (VIDEO)
RAJONI & BOTA

Momenti kur Bërnabiq iu arsyetohej policëve kroatë për lundrim të paligjshëm

August 13, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Tajvani thotë se 13 avionë kinez shkelën hapësirën e tij ajrore

August 13, 2022
Pse e ke mshel kufirin me Shqipërinë, çfarë zori ki?
Lajme

Haradinaj: Kurti mashtrues, po dëshiron marrëveshje për mossulmim me Serbinë

by prestigji.com
August 14, 2022
0

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për takimin në mes të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe presidentit të...

Read more
Plagosja në Kuçovë, 45-vjeçarin u qëllua nga shoku i tij

Plagosja në Kuçovë, 45-vjeçarin u qëllua nga shoku i tij

August 14, 2022
Misteri rrethon ngordhjen masive të peshqve në lumin mes Polonisë dhe Gjermanisë (VIDEO)

Misteri rrethon ngordhjen masive të peshqve në lumin mes Polonisë dhe Gjermanisë (VIDEO)

August 14, 2022
Dy vajza nga Prizreni e bëjnë për spital njëra-tjetrën

Dy vajza nga Prizreni e bëjnë për spital njëra-tjetrën

August 14, 2022
KGjK obligohet t’ia paguajë mbi 100 mijë euro paditësit pasi u privua padrejtësisht nga liria rreth 3 vjet e tre muaj

KGjK obligohet t’ia paguajë mbi 100 mijë euro paditësit pasi u privua padrejtësisht nga liria rreth 3 vjet e tre muaj

August 14, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com