Sasi të mëdha të bërllokut kanë mbushur një pjesë të rrugës “Halil Alidemaj” në Ferizaj.
Edhe pse aty gjenden kontejnerët për hedhjen e bërllokut, kompania e pastrimit nuk shkon aty rregullisht, çka i ka detyruar qytetarët që bërllokun ta lënë jashtë kontejnerëve, duke e shndërruar zonën pothuajse në deponi.
Sipas fotografive dhe videove të dërguara në adresë të Klankosova.tv nga një qyt etar atje, sasitë e bërllokut janë të mëdha, gjë që mund ta bëj edhe më të vështirë qëndrimin për banorët aty pranë, përderisa temperaturat e larta po mbretërojnë këto ditë.
Më poshtë mund të shihni fotografi dhe video nga vendi.