prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

BE pajtohet për të zvogëluar përdorimin e gazit

prestigji.com by prestigji.com
6 months ago
in RAJONI & BOTA
A A
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ministrat e Bashkimit Evropian për Energji kanë arritur pajtueshmëri që shtetet e tyre të zvogëlojnë përdorimin e gazit, në rast se Rusia ndal furnizimet.

Pas negociatave të zhvilluara të martën, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar se shtetet duhet që vullnetarisht të zvogëlojnë përdorimin e gazit për 15 për qind, nga gushti deri në muajin mars.

“Ky nuk ishte mision i pamundur”, ka thënë Republika Çeke, e cila udhëheq presidencën e BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm.

Megjithatë, në disa draft-plane që ka parë transmetuesi britanik BBC, është sugjeruar se marrëveshja është e zbehtë, për shkak se shtetet mund të kërkojnë përjashtime.

“Në përpjekje për të rritur sigurinë e BE-së në furnizimet me energji, vendet anëtare kanë arritur marrëveshje politike që vullnetarisht të zvogëlojnë përdorimin e gazit natyror për 15 për qind këtë dimër”, ka thënë BE-ja.

“Qëllimi i zvogëlimit të përdorimit të gazit është që të ketë rezerva për dimër, në mënyrë që të përgatitemi për një ndërprerje të gazit nga Rusia, e cila është duke i përdorur furnizimet me energji si armë”.

Marrëveshja për zvogëlim vullnetar të përdorimit të gazit mund të bëhet e detyrueshme në rast të ndonjë emergjence.

BE-ja ka thënë se disa shtete, që nuk janë të lidhura me gazsjellës të vendeve tjera, mund të përbëjnë përjashtim nga kërkesa për një zvogëlim të tillë, meqë nuk kanë furnizime alternative.

Kjo marrëveshje vjen pasi kompania shtetërore e energjisë në Rusi, Gazprom, ka bërë të ditur për një zvogëlim të sërishëm të furnizimeve me gaz në Gjermani, ashtu që të mundësohen punimet në gazsjellësin Rrjedha Veriore 1.

Gazsjellësi, i cili bart gazin nga Rusia në Gjermani, ka dërguar gaz nën kapacitetin që ka tash e sa javë.

Muaj më parë, Gazpromi veçse ka ndalur furnizimet me gaz për Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Holandën dhe Poloninë, pas refuzimit të tyre që të zbatojnë urdhrin e Kremlinit për të paguar faturat në rubla, dhe jo në dollarë apo euro.

Më herët gjatë këtij muaji, ky gazsjellës – më i madhi i Rusisë në Evropë – është mbyllur për shkak të punimeve 10-ditore, duke nxitur shqetësime në Evropë se ai mund të mos i rikthehet më punës.

Dërgesat kanë rinisur pesë ditë më parë – ndonëse me kapacitet të zvogëluar.

Mirëpo, të hënën, Gazprom-i ka thënë se do t’i ndalë furnizimet edhe një herë.

Këtë herë kompania ka thënë se i duhet të ndalë furnizimet gati përgjysmë, në mënyrë që t’i kryejë punimet.

Megjithatë, Qeveria gjermane ka thënë se nuk ka arsye teknike për të kufizuar furnizimet.

Zelensky: Rusia po e shantazhon Evropën përmes gazit

Ukraina e ka akuzuar Moskën për “luftë gazi” kundër Evropës, si dhe për ndalje të furnizimeve për të nxitur “terror” ndaj njerëzve.

“Shantazhi me gaz në Evropë, që vetëm sa shkon e përkeqësohet çdo muaj, është i nevojshëm për shtetin terrorist në mënyrë që të vështirësojë jetën e çdo evropiani”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në adresimin e tij ditor.

Advertisement

Ai ka thënë se Rusia me qëllim është duke e bërë më të vështirë për Evropën që të përgatitet për dimër, pa e marrë parasysh situatën, me të cilën mund të përballen njerëzit në atë stinë.

Bashkimi Evropian e ka siguruar 40 për qind të gazit nga Rusia vitin e kaluar.

Lajmi për një tjetër zvogëlim të sasisë së gazit rrit presionin ndaj shteteve të BE-së që të ulin varësinë e tyre ndaj gazit rus.

Ky vendim, po ashtu, ua bën atyre edhe më të vështirë sigurimin e gazit për muajt e dimrit.

Prej nisjes së luftës në Ukrainë, nga ana e Rusisë, më 24 shkurt, çmimi i gazit është rritur dhe ky konflikt ka pasur ndikim në faturat e energjisë në gjithë botën.

Kremlini ka thënë se çmimet e larta janë rezultat i sanksioneve të Perëndimit, duke insistuar se është partner i besueshëm i energjisë dhe nuk është përgjegjës për pengesat e fundit në furnizimet me gaz.

Ndërkohë, Ukraina ende shpreson që marrëveshja e arritur me Rusinë, nën ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara, do të nënkuptojë që eksportet e grurit të rinisin nga portet e Detit të Zi “brenda ditësh”.

“Nëse palët garantojnë siguri, marrëveshja do të zbatohet. Nëse jo, nuk do të zbatohet”, ka thënë ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov.

Në adresimin e tij ditor, Zelensky ka thënë se beson që eksportet e grurit nga Ukraina do të nisin sërish këtë javë.

Komentet e tij pasuan shqetësimet se marrëveshja mund të dështojë, meqë Rusia ka shënjestruar portin kyç të Ukrainës, Odesan, me raketa, ditën e shtunë.

Rreth 20 milionë tonë të grurit janë bllokuar në Ukrainë, në pamundësi për t’u bartur, sepse marina ruse kontrollon pjesën më të madhe të Detit të Zi.

Lexo edhe

OKB: Ne nuk do të ndalemi derisa ta sjellim paqen në Ukrainë
RAJONI & BOTA

OKB paralajmëron për rritje të numrit të refugjatëve ukrainas

January 26, 2023
Pesë ish-policë në Memfis akuzohen për vdekjen e një njeriu me ngjyrë
RAJONI & BOTA

Pesë ish-policë në Memfis akuzohen për vdekjen e një njeriu me ngjyrë

January 26, 2023
Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë
RAJONI & BOTA

Të paktën 11 të vrarë nga sulmet ruse në Ukrainë

January 26, 2023
Gazetari i BBC flet për fëmijët shqiptarë të zhdukur në Britani: Punojnë në lavazh ose “shtëpi bari”
RAJONI & BOTA

Gazetari i BBC flet për fëmijët shqiptarë të zhdukur në Britani: Punojnë në lavazh ose “shtëpi bari”

January 26, 2023
Blinken me thirrje për ndalje të dhunës gjatë vizitës në Lindjen e Mesme
RAJONI & BOTA

Blinken me thirrje për ndalje të dhunës gjatë vizitës në Lindjen e Mesme

January 26, 2023
Raketa ruse mbi Kiev pas vendimit të Gjermanisë për tanket “Leopard 2”
RAJONI & BOTA

Raketa ruse mbi Kiev pas vendimit të Gjermanisë për tanket “Leopard 2”

January 26, 2023
E bija e Erdoganit mbron Kosovën, prapë e sulmon Daçiqin!
Lajme

E bija e Erdoganit mbron Kosovën, prapë e sulmon Daçiqin!

by prestigji.com
January 27, 2023

Sumaya Ergdogan e bija e presidentit të Turqisë Regjep Tajip Erdogan është vënë në mbrojtje të Kosovës dhe Bosnjës në...

Read more
AGK i bën thirrje FFK-së që të organizojë Kuvend transparent

AGK i bën thirrje FFK-së që të organizojë Kuvend transparent

January 27, 2023
Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE

Konjufca në Strasburg, takon delegacione të shteteve anëtare të Asamblesë Parlamentare të KiE

January 26, 2023
Vuçiqi refuzon t’i thotë emrat e shteteve që “e tërhoqën njohjen e Kosovës”

Serbët e Kroacisë marrin thirrje për mobilizim në rast lufte në Kosovë

January 26, 2023
Plani evropian hap rrugën për njohjen e Kosovës

Plani evropian hap rrugën për njohjen e Kosovës

January 26, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com