Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home EKONOMI

Banka Qendrore e Kosovës paralajmëron rritje të interesit për kreditë

prestigji.com by prestigji.com
1 week ago
in EKONOMI
A A
Kosova.Info
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Rritja e interesit tek kreditë e qytetarëve të Kosovës duket se do të ndodhë shumë shpejt. Një parashikim për këtë e ka dhënë edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke e mbështetur raportin e Banka Qendrore Evropiane, që e bërë një paralajmërim të tillë ditë më parë.

Qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të ballafaqohen me norma të reja të interesit për kreditë që kanë në banka dhe që do t’i marrin.

Norma e interesit për kredi pritet të pësoj rritje.

Një parashikim për këtë e ka dhënë edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke e mbështetur raportin e Banka Qendrore Evropiane, që e bërë një paralajmërim të tillë ditë më parë.

“…kostot e mbajtjes së likuiditetit do  të sfidohen me rritjen e normave të  interesit në nivel global të cilat  transmetohen direkt përmes financimit  nga bankat amë. Politikat monetare të  disa bankave qendrore veçse janë  kundërpërgjigjur rritjes së inflacionit  përmes rritjes së normave bazë të  interesit. BQE ka hezituar të ndërhyjë  dhe ndryshoj politikën monetare në  gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht si pasojë e ndikimit që pritet të ketë rritja e  kostos së financimit në disa nga  ekonomitë e BE-së (recesionit potencial)  dhe dobësimit të mëtejmë të euros”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së.

Banka Qendrore tutje në këtë raport ka thënë se kriza  pandemike rriti fillimisht pasigurinë e  akterëve në sistemin financiar për  presion të mundshëm në menaxhimin e  likuiditetit. Mirëpo, sipas BQK-së rritja e  preferencave për kursime kundrejt  shpenzimeve, por edhe e mundësive të  reduktuara dhe pasigurive për të shpenzuar në kohë të krizës, ndikoi që  bilanci i financimit të bankave të jetë në  favor të pozitës së likuiditetit, pozitë që u  trashëgua edhe në vitin 2021.

“Megjithatë, rritja persistente e inflacionit  në nivele të papara në dekadën e fundit  ka ndikuar që BQE të sinjalizoj për  vendimin potencial të rritjes së normave  të interesit në mbledhjen e këshillit në  korrik 2022. Ndryshimet në normat e  interesit në BQE do të afektojnë indirekt  kostot e mbajtjes së likuiditetit dhe kostot  e financimit në vend. Për më tepër, përkundër normës së lartë të likuiditetit  në nivel sektori, shumica e bankave kanë  shënuar rënie të raportit të likuiditetit  nga viti i kaluar, ndër të cilat disa me  rënie më të theksueshme”, behët me dije në raportin e BQK-së.

BQK ka treguar se edhe depozitat do të shënojnë ulje në krahasim me vitin e kaluar.

“Prospektet  për vitin 2022 dhe tutje japin indikacione  për sfida të reja të rritura në kontekst të kostove të financimit. Fillimisht, rritja e  depozitave nuk pritet të ketë trendin e  rritjes sikurse në vitin 2021, dhe kjo do te  nxisë konkurrencën e bankave në  tërheqje/mbajtje të depozitave, duke  ndikuar rritjen e kostove të financimit”.

Banka Q endrore Evropiane, për herë të parë pas 11 vjetësh, ka vendosur t’i rrisë normat e interesit, në përpjekjeje për të kontrolluar rritjen e inflacionit në Eurozonë.

Advertisement

Siç ka bërë të ditur ky institucion më 21 korrik, aktualisht janë rritur normat kyçe të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind, ndërsa planifikohen edhe rritje të tjera gjatë vitit.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, kur çmimet në ekonomi rriten shpejt, domethënë kur inflacioni është shumë i lartë, rritja e normave të interesit ndihmon në rikthimin e inflacionit në objektivin prej 2 për qind, në një periudhë afatmesme.

“Kjo është arsyeja përse ne kemi rritur normat e interesit: për të dërguar mesazhin se nuk do të lejojmë që inflacioni të qëndrojë mbi 2%”, thuhet në shpjegimin e Bankës Qendrore Evropiane.

Në Kosovë veprojnë 11 banka komerciale dhe vlera e kredive në to ka arritur në 4 miliardë euro.

Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se norma mesatare e interesit në kredi në muajin janar ka qenë 5.66%; në muajin shkurt 5.9%; në muajin mars 5.80%; në muajin prill 5.77% dhe në muajin maj 5.82%.

Ditë më parë Demokracia.com ka raportuar se qytetarët e Kosovës vetëm brenda pesë muajve të parë të këtij viti kanë marrë “borxh” në banka mbi 816 milionë euro. Kurse, gjatë tërë vitit të kaluar janë dhënë 1.8 miliardë euro kredi të reja. Në total llogaritet se kosovarët kanë mbi 3.7 miliardë euro kredi.

Nga këto, 1 miliard e 384 milionë janë kredi të dhëna për ekonomitë familjare, 2 miliardë e 299 milionë euro për korporatat jo-financiare dhe 6 milionë e 800 mijë euro për korporatat e tjera financiare.

Duke u bazuar në të dhënat e BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi është 5.6 për qind. Për ekonomitë familjare kjo normë është 6 për qind, prej të cilave konsumuese 6.4%  dhe hipotekare 4.8%. Ndërsa, për korporata jo-financiare është 5.4 për qind, prej të cilave 4.4%, industriale, 5.7% dhe shërbyese 5.2%. Në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, janë 11 banka dhe 9 nga to janë në pronësi të huaj.

Sipas të dhënave të BQK-së, bankat komerciale në Kosovë për katër muajt e këtij viti kanë fituar 44.6 milionë euro.

Advertisement

Lexo edhe

Kosova.Info
EKONOMI

Kur pritet të trajtohet nga Kuvendi peticioni për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

August 13, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Punimet në rrjet nga KEDS, këto janë vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Shtrenjtohen drutë, vezët, qumështi, buka, pemët, karburanti

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Podcast: Dokufest-i në sytë e vizitorëve të huaj

August 13, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në
EKONOMI

Java e restoranteve në Texas: Televizioni amerikan FOX me reportazh special për restorantin e shqiptarit

August 13, 2022
Kosova.Info
EKONOMI

Cili vend pati shtrenjtim më të madh të bukës?

August 13, 2022
Kosova.Info
SPORT

Laporta e pranon se shitjet dhe nënshkrimet janë ende të planifikuara

by prestigji.com
August 14, 2022
0

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka pranuar se ata ende kanë nevojë për disa shitje lojtarësh deri në mbyllje...

Read more
Pse e ke mshel kufirin me Shqipërinë, çfarë zori ki?

Haradinaj: Kurti mashtrues, po dëshiron marrëveshje për mossulmim me Serbinë

August 14, 2022
Plagosja në Kuçovë, 45-vjeçarin u qëllua nga shoku i tij

Plagosja në Kuçovë, 45-vjeçarin u qëllua nga shoku i tij

August 14, 2022
Misteri rrethon ngordhjen masive të peshqve në lumin mes Polonisë dhe Gjermanisë (VIDEO)

Misteri rrethon ngordhjen masive të peshqve në lumin mes Polonisë dhe Gjermanisë (VIDEO)

August 14, 2022
Dy vajza nga Prizreni e bëjnë për spital njëra-tjetrën

Dy vajza nga Prizreni e bëjnë për spital njëra-tjetrën

August 14, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com