Nga 24 korriku edhe zyrtarisht Bajram Begaj mori detyrën e presidentit të Shqipërisë.
Me dorë mbi kushtetutën e vendit, ai u betua se do të punojë shumë e pa dallime.
Pranë mysafirëve të huaj e vendor ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura konfirmoi më pas se besimin e dhënë do ta kthej në angazhim dinjitoz.
Sipas presidentit të ri dyshimet për orientimin perëndimor të Shqipërisë i takojnë të kaluarës dhe destinacioni final i saj është Evropa.
Para deputetëve ku mungonin një pjesë e opozitës, shefi i shtetit shqiptar premtoi se do punojë edhe në gjetjen e rrugëve të përbashkëta mes pushtetit e minorancës.
Para largimit nga salla presidenti i 8 pas rënies së komunizmit u zotua se do jetë unifikues ndaj popullit e politikës ashtu siç ekziston edhe harmonia fetare në Shqipëri.