Australia ka dërguar tre nga 20 kamionët e parë ushtarakë të blinduar që po i dhuron Ukrainës, pas një kërkese nga presidenti ukrainas.
Automjetet e fortifikuara “Bushmaster” do të përdoren për të transportuar ushtarë dhe civilë në zonën e luftës, ato nuk do të përdoren për sulme, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Australia ka premtuar mbi 190 milionë dollarë australianë në ndihmë ushtarake dhe humanitare dhe ka miratuar disa sanksione ndaj individëve rusë dhe importeve të naftës.
“Zoti President, populli i Australisë qëndron me Ukrainën në luftën tuaj për mbijetesë”, ka thënë kryeministri australian, Scott Morrison në një përgjigje drejtuar Zelenskyt.