prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Arrestohet ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së , akuzohet se i ka marrë 225,000 dollarë nga një ish agjent i inteligjencës shqiptare

prestigji.com by prestigji.com
2 weeks ago
in Lajme
A A
Arrestohet ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së , akuzohet se i ka marrë 225,000 dollarë nga një ish agjent i inteligjencës shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ish-shefi i kundërzbulimit të FBI-së në Nju-Jork, Charles McGonigal, u akuzua për dy vepra penale të hënën pasi dyshohet se ka punuar me një oligark rus të sanksionuar nga SHBA pas daljes në pension si dhe ka fshehur qindra mijëra dollarë të marra nga një ish-zyrtari i shërbimeve shqiptare, teksa ishte ende në detyrë.

Burime për CNN thanë se McGonigal, i cili ka punuar prej 22 vitesh në FBI dhe u largua nga detyra në vitin 2018, u arrestua të shtunën e kaluar në aeroportin “John F. Kennedy” teksa po kthehej nga një udhëtim nga jashtë Amerikës. Që prej të shtunës ai është lënë i lirë me kusht dhe është detyruar të dorëzojë pasaportën dhe të mos kryejë udhëtime ndërkombëtare.

Përmes avokatit të tij ai hodhi poshtë akuzat gjatë daljes para një gjykatësi në Nju-Jork. Ai pretendon pafajësi ndaj akuzave për shkelje të sanksioneve amerikane, konspiracion dhe pastrim parash. Sipas akuzës, ai ka punuar me oligarkun rus, Oleg Deripaska në vitin 2021, edhe pse ky i fundit ishte dënuar nga SHBA për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016.

Në Uashington, McGonigal akuzohet se ka fshehur lidhjet që kishte me një person i cili dekada më parë ka punuar për Shërbimin Informativ Shqiptar, si dhe marrjen e pagesave me vlerë 225 mijë dollarë. Sipas prokurorëve, McGonigal ishte i detyruar që të deklaronte udhëtimet jashtë vendit dhe kontaktet me shtetas të huaj duke qenë se ishte punonjës i FBI-së, diçka që ai nuk e ka bërë.

Të hënën, Gjykata e Nju-Jorkut pranoi që McGonigal të lihej i lirë me kusht, pasi dy persona paguan garancinë prej 500 mijë dollarësh për të. Emrat e tyre nuk janë bërë publik.

McGonigal është i detyruar tani që të deklarojë çdo udhëtim jashtë shtetit të Nju-Jorkut, përveç atyre që do të bëjë drejt gjykatës në Uashington. Avokati i McGonigal, Seth DuCharme, i tha gjykatës se puna e tij përfshin udhëtime ndërkombëtare dhe se mund të kërkojë modifikime të kushteve të garancisë në një moment të dytë.

Prokurorët akuzojnë se gjatë udhëtimeve të McGonigal në Shqipëri, Austri dhe Gjermani, ai nuk ka deklaruar në formularët që i dorëzohen autoriteteve qeveritare se është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, një politikan nga Kosova dhe persona të tjerë.

Në një takim, prokurorët akuzojnë se McGonigal i ka thënë kryeministrit shqiptar që “të bëjë kujdes në dhënien e licencave për nxjerrjen e naftës në Shqipëri për kompani guaskë për ato ruse”. Ish-zyrtari i shërbimeve shqiptare që i ka dhënë 225 mijë dollarët kishte interesa financiarë në vendimin e qeverisë rreth këtyre kontratave. Një prej pagesave që McGonigal ka marrë, 80 mijë dollarë, është bërë me para në dorë teksa ai qëndronte në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju-Jork.

Advertisement

Sipas padisë, parë nga CNN, nën drejtimin e McGonigal, FBI nisi hetime për lobimet e huaja të qytetarëve amerikanë, bazuar në informacionet që kishte marrë nga ish-punonjësi i shërbimit shqiptar.

Akuzat e Berishës dhe çfarë thoshte Rama për McGonigal

Të martën, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama si të përfshirë në këtë çështje. “Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë mediave të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekrete hoxhiste, Agron Neza”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

Në shtator të vitit të kaluar, kryeministri Rama u pyet gjatë një bashkëbisedimi live me qytetarët në Facebook për lidhjet e tij me McGonigal. “Shefi kundër terrorit në FBI, ka qenë dhe është miku im, por nëse ai ka një çështje të tijën në SHBA me drejtësinë është çështja e tij. Lini drejtësinë atje të flasë. Akuzat nuk mund të bëhen në këtë farë feje. Është e tmerrshme për këtë popull me këto akuza. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA dhe nuk ka asnjë lidhje me mua apo qeverinë shqiptare. Nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshëm”, tha Rama atëherë.

Lexo edhe

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols
Lajme

Shtohet numri i oficerëve policorë që përballen me masa disiplinore për vrasjen e Tire Nichols

February 8, 2023
Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit
Lajme

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

February 8, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë
Lajme

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

February 8, 2023
Më 1 mars protestohet në Hagë kundër gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së
Lajme

Më 1 mars protestohet në Hagë kundër gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së

February 8, 2023
OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë
Lajme

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

February 8, 2023
Ushtria shqiptare shpëton një fëmijë 4 vjeçar që kishte mbetur nën rrënoja

by prestigji.com
February 8, 2023

Shefi i policisë së Memphisit C.J. Davis tha se fusha e oficerëve që po hetoheshin për veprimet dhe vendndodhjen e...

Read more
Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

Serbia do të përpiqet të pengojë marrëveshjen e normalizimit

February 8, 2023
“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

“Telekomi” gjerman i bën falas për një javë thirrjet ndërmjet Gjermanisë, Turqisë dhe Sirisë

February 8, 2023
Më 1 mars protestohet në Hagë kundër gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së

Më 1 mars protestohet në Hagë kundër gjykimit të ish-drejtuesve të UÇK-së

February 8, 2023
OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

OKB-ja: Është dëmtuar rruga që çon në korridorin e ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë

February 8, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com