Policia në qytetin e Nju Jorkut ka arrestuar një person të dyshuar se ka qëlluar 10 udhëtarë në një sulm në orët e pikut në një stacion metroje në Brooklyn të New York-ut.
Frank James, 62 vjeç, dyshohet se kishte veshur një helmetë të punëtorëve ndërtimorë, jelek dhe një maskë gazi para se të hidhte granata tymi dhe të hapte zjarr..
Policia atje tha se ai u arrestua të mërkurën pasdite në Manhatan pasi morën një informatë.
“Miqtë e mi njujorkezë: E kapëm”, tha kryebashkiaku Eric Adams përmes një videoje gjatë një konference për shtyp.
Zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar për të shtënat në stacionin 36th Street të Brooklyn të martën në mëngjes, në të cilën 23 persona u plagosën, 10 prej tyre nga të shtënat me armë zjarri.