Arrestohen katër persona tek rruga B për prishje të rendit dhe qetësisë

 Arrestohen katër persona tek rruga B për prishje të rendit dhe qetësisë

Policia i ka arrestuar katër persona në rrugën B në Prishtinë, të cilët kanë pasur një mosmarrëveshje mes vete.

Personat në fjalë janë shoqëruar për në stacionin policor për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Advertisement

“Sot rreth orës 17:20 është pranuar informata për një mosmarrveshje në në rrugën ” B” në Prishtinë. Me të marrë informatëm policia, ka arritur në vendin e ngjarjes, dhe ka shoqëruar 4 persona në stacion policor.Në koordinim me prokuronin e shtetit ngjarja procedohet si kundërvajtje, (Prishje e rendit dhe qetësisë Publike), konform Ligjit mbi Rendin dhe Qetesinë Publike”.

Advertisement

Të ngjashme