Mbrëmë rreth orës 21:30, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘‘Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacionin e
policisë katër persona të dyshuar (M/K), të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin me inicialet M.K (M/K) i moshës 31 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në komunikatën nga policia.
Tutje thuhet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj
Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit me inicialet D.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar dhe RR.T (M/K) 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet G.T (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar, lirohen për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’.