Policia të hënën ka arrestuar katër persona, D.S, Xh.M, H.H dhe T.Sh , të cilët po i vëzhgonte që një kohë.
Arsyeja e arrestimit të tyre, janë kryerja e disa vepra penale.
Të njëjtit sipas policisë dyshohen se në mënyrë të organizuar kanë kryer veprime kriminale, si “vrasje në tentativë”, “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “lëndim i rëndë trupor”, “zjarrvënie”, “detyrim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Operacioni policor i ashtuquajtur “Porosia”, i thëlloi edhe më tej hetimet për këta persona, duke bastisur edhe tri lokacione të tyre, ku nga të cilat sekuestruan dy armë të gjata, katër armë të shkurtra, 43 fishekë, pesë mijë euro, dy automjete, 4 telefona si dhe mjete të forta.
Sipas prokurorisë të arrestuarit me urdhër të Prokurorit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje fillestare prej 48 orësh.