Ambasadorja e re e Kosovës në Norvegji, Nita Luci ia ka dorëzuar letrat kredenciale mbretit të Norvegjisë Harald V.
Luci përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të jetë detyrë dhe kënaqësi që ta përfaqëson Kosovën, njofton Klankosova.tv.
“Sot e pata nderin ti dorëzoj letrat kredenciale Lartëmadhërisë së Tij Mbretit të Norvegjisë Harald V. Detyra dhe kënaqësia ime do të jetë ta përfaqësoj Kosovën dhe gjithë madhështinë e saj”, ka shkruar Luci në rrjetin social Facebook.