Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka konfirmuar pjesëmarrjen në diskutimin e planifikuar për Asociacionin.
Rohde, mes tjerash, thotë se takimi është paraparë të mbahet më 31 janar në ambasadën amerikane në Prishtinë, njofton Klankosova.tv.
“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asociacionin. Më vjen mirë të dëgjosh që ministri kosovar Nenad Rashiq ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në diskutimin e planifikuar të Asociacionit më 31 janar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Si i kërkoi Chollet, Kurtit që ta pranojë propozimin evropian?