Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

​Ambasadori Hovenier: Mbetemi të palëkundur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
​Ambasadori Hovenier: Mbetemi të palëkundur për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë janë arsyet pse ShBA-të, kanë qenë një përkrahëse e hershme, e flaktë dhe e përkushtuar e pavarësisë së Kosovës dhe tash shtoi se mbeten të palëkundur duke mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës.

Këto komente ambasadori Hovenier i bërë gjatë pritjes që i bëri shumë mysafirëve të ftuar për të shënuar 246-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ajo paraqet një citim premtues amerikan: “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë burrat -dhe unë po shtoj në mënyrë redaktuese- dhe të gjitha gratë janë krijuar të barabartë që të janë të pajisur nga krijuesi i tyre me disa të drejta të patjetërsueshme, siç janë; jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”. Ky premtim udhëzon edhe politikën e jashtme amerikane, jashtë kufijve tanë dhe kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara kanë qenë një përkrahëse e hershme, e flaktë, e përkushtuar e pavarësisë së Kosovës.

“Prandaj ne mbetemi të palëkundur siç kemi qenë gjithmonë dhe duke mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial të Kosovës. Pra, sot, ndërsa ne festojmë 246 vjetorin e Shteteve të Bashkuara si një shtet i lirë, sovran dhe i pavarur, ne gjithashtu festojmë së bashku, 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe përparimin e jashtëzakonshëm që keni arritur në këtë periudhë të shkurtër kohore“, ka thënë ai.

Advertisement

Ambasadori Hovenier tha para të pranishmëve se 46 vjet më parë, 56 përfaqësues nga 13 koloni amerikane u mblodhën në Filadelfia dhe ratifikuan atë që atëherë konsiderohej si një dokument radikal, Deklaratën e Pavarësisë, ku ajo shpalli statusin e kolonive si shtete sovrane të pavarura.

Sipas tij, kjo jo vetëm që ishte hapi i parë në formimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por përshkroi dhe përshkruan aspiratat dhe vlerat e tyre si popull, për të cilat vazhdojnë të përpiqen dhe të punojmë sot.

Në një ambient të ngrohtë e dekorues, Ambasada Amerikane ftoi shumë mysafirë nga jeta politike, shoqërore e kulturore. Aty u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat e saja, si dhe kryeministri Kurti me bashkëshorten e tij.

Po ashtu, u pa edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, drejtues të subjekteve politike, deputetë, ish-deputetë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.

Advertisement

Lexo edhe

Rama në Turqi me ftesë të Erdogan
Lajme

Rama: KiE të shpallë të pabazuara akuzat për trafik organesh nga Dick Marty

August 13, 2022
“Vrava familjen tënde dhe timen”, autori i masakrës në Cetinë telefonoi kryefamiljarin
Lajme

“Vrava familjen tënde dhe timen”, autori i masakrës në Cetinë telefonoi kryefamiljarin

August 13, 2022
Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë
Lajme

Komuna e Prishtinës ndalon qarkullimin e trotinetëve elektrikë

August 13, 2022
Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”
Lajme

Doarsa Kica jep dorëheqje nga “GUXO”

August 13, 2022
Po zhvillohet operacioni i shpëtimit pas sulmit me raketa në Donbas
Lajme

Këshilltari i Zelenskyt: Fundi i luftës do të thotë kthim i Krimesë në Ukrainë 

August 13, 2022
Një i vdekur dhe 40 të lënduar në një festival në Spanjë, u shemb skena
Lajme

Një i vdekur dhe 40 të lënduar në një festival në Spanjë, u shemb skena

August 13, 2022
Kosova.info
RAJONI & BOTA

Me helikopter në një ndeshje të bejsbollit, kritikohet presidenti meksikan

by prestigji.com
August 13, 2022
0

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador po përballet me një vërshim kritikash pasi marina e Meksikës huazoi një helikopter ushtarak...

Read more
Kosova.info

Agjenti i një linje ajrore rrah pasagjeren në aeroportin e Dallasit – videoja bëhet virale në rrjetet sociale

August 13, 2022
Kosova.info

Kosova.info – Ku eksporton armë Serbia?

August 13, 2022
Kosova.Info

Dëshmitarët flasin rreth tragjedisë në Mal të Zi – tregojnë edhe motivin e mundshëm të vrasjes së 11 personave

August 13, 2022
SHËNDETËSIA

Shumica e njerëzve në mënyrë jo të duhur pastrojnë veshët, një mjek ka zbuluar një truk i cili befasoi të gjithë

August 13, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com