Alpinisti zviceran që sfidoi Parkinson, planifikon dhe një sfidë të re

 Alpinisti zviceran që sfidoi Parkinson, planifikon dhe një sfidë të re

Një burrë zviceran i prekur me sëmundjen e Parkinsonit i cili ka ecur më shumë se 1 mijë e 100 kilometra nëpër Alpe për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje neurologjike, po përgatitet për sfidën e tij të radhës pasi t’i nënshtrohet një operacioni për të implantuar elektroda në trurin e tij.

Yves Auberson kishte përjetuar spazmat e muskujve dhe simptoma të tjera në trupin e tij, për të bërë udhëtimin tremujor nëpër vise malore gjatë vitit të kaluar.

Duke u nisur nga Lindja- Montreux ku ai punon si trajner në një klinikë, Auberson kaloi majat më të larta malore duke kaluar edhe parmes lopëve që kullosnin në kullota të gjelbërta, transmeton klankosova.tv.

Advertisement

Ndërkaq, për këtë nismë ai ishte zgjedhur ‘Personalitet i vitit 2020’ nga publiku në rajonin përreth qytetit të tij të lindjes Nyon, afër Gjenevës.

“Ajo që më motivoi për të bërë këtë sfidë, është se unë doja që njerëzit ta dinin më mirë këtë sëmundje që është vërtet e panjohur. Kështu që unë bëra diçka që mendoj se ishte e rëndësishme, dhe që mbase njerëzit do të lidhen me të. Fakti që unë bëra këtë nisje, ku disa njerëz e kuptuan më shumë nga sa unë shpresoja, ajo shkoi përtej shpresave tona”, ka thënë 52-vjeçari me mjekër për Reuters.

Ndërkohë, Auberson, më parë kishte qenë një lojtar profesionist golfi, kur edhe u diagnostikua me Parkinson në moshën 35-vjeçare gjatë vitit 2004.

Kjo sëmundje shkakton një çrregullim të trurit  e cila shkakton lëkundje dhe vështirësi në ecje, ekuilibër dhe koordinim, dhe përkeqësohet me kalimin e kohës.

 

 

Advertisement

Të ngjashme