Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

Aliu jep detaje rreth portit të përbashkët Kosovë – Shqipëri (VIDEO)

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
Aliu jep detaje rreth portit të përbashkët Kosovë - Shqipëri (VIDEO)
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një intervistë për Klan Kosovën, ka dhënë detaje rreth projektit të portit të përbashkët në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Aliu tha se hartimi i pojektit për ndërtimin e lidhjes hekurudhore Prishtinë – Durrës, pritet të përfundojë sivjet, për të kaluar pastaj në hartimin e dizajnit. Ai shtoi se për këtë projekt është ndarë një buxhet prej 1 milion e 980 mijë eurosh.

“Kemi formuar grupin, dhe kemi përgatitur termat e referencës menjëherë për të filluar fizibiliteti, ka mbetur veç kjo pjesa financiare. Është projekt i përbashkët dhe duhet të financohet nga të dy shtetet, duhet të ketë marrëveshje të reja, duke e ditur që pjesa më e vështirë është në Shqipëri, më pak në Kosovë, i bie që bartëse e projektit të jetë Shqipëria dhe do të jetë financuese me 51 për qind të projektit e me 49 për qind republika e Kosovës. Kemi 1 milion e 980 mijë euro buxhet të ndarë dhe pritet të përfundojë sivjet e pastaj të merremi me hartimin e dizajnit”, ka thënë Aliu për Klan Kosova.

Sipas ministrit,ky korridor ka qenë prej kohës së Perandorisë Austo-Hungareze dhe është shfrytëzuar për dalje në Adriatik, nga pjesa e brendshme e Ballkanit dhe, siç tha ai, është vend shumë i përshtatshëm, pasi është zonë malore dhe për Kosovën është shumë e rëndësishme pasi mallrat nga porti i Durrësit shpërndahen përmes Prishtinës në regjion.

“Kjo hekurudha nga lugina e Drinit, ka pjerrtësi më të lehtë dhe arrin shpejtësi më të madhe të qarkullimit dhe do të jetë e përshtatshme edhe për portin e Tivarit, arrin më shpejt në Sofje, në Shkup dhe prandaj gjithë këto mallra kalojnë nëpër Shkodër, në Prishtinë dhe pastaj shpërndahen, kjo krijon një mundësi shumë të mirë për Kosovën që të zhvillohet ekonomikisht. Të gjitha ato mallra duhet të vijnë të sistemohen gjitha ato mallra duhet të shpërndahen, me transport tokësor të tjerat vazhdojnë me kontejnerë, e rëndësishme është se është edhe aeroporti afër, që duhet të shoqërohet me një terminal të mallrave, që e bën kombinim multimodal të transportit edhe atij detar edhe ajror edhe tokësor”, ka shtuar ai.

Advertisement

Ministri tha se Prishtina do të jetë një porti i thatë i atij të Durrësit.

“Do të jetë një port i thatë i portit të Durrësit, aktualisht portet e thata janë duke u zhvilluar shumë nëpër botë, kërkohet që në një largësi rreth 200 km të dërgohen mallrat e pastaj të shpërndahen nga aty, e vend i përshtatshëm për këtë punë është Prishtina”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për të qeshurat e tij në takim me kryeministrin Rama, ku tha se ky i fundit i thotë gjërat në mënyrë interesante.

“Po qeshëm sepse mënyra se si kryeministri Rama i thotë gjërat, natyrisht që i thotë gjërat në mënyrë interesante”.

 

Advertisement

Lexo edhe

Gashi për vdekjen e ish-gjimnazistes: I gjithë Obiliqi humbi një vajzë shembull
Lajme

Gashi për vdekjen e ish-gjimnazistes: I gjithë Obiliqi humbi një vajzë shembull

August 8, 2022
Serbët pushtojnë tregun e kokainës në Austri
Lajme

Serbët pushtojnë tregun e kokainës në Austri

August 8, 2022
Zjarrfikësit në Prizren, mbi 360 intervenime për vetëm shtatë muaj
Lajme

Zjarrfikësit në Prizren, mbi 360 intervenime për vetëm shtatë muaj

August 8, 2022
Rrihen mes vete burrë e grua në Gjakovë, bëhen për spital
Lajme

Rrihen mes vete burrë e grua në Gjakovë, bëhen për spital

August 8, 2022
Prizren: Arrestohen tre djem e dy vajza, iu gjet drogë në veturë
Lajme

Prizren: Arrestohen tre djem e dy vajza, iu gjet drogë në veturë

August 8, 2022
I rrahu katër policë, arrestohet prishtinasi
Lajme

I rrahu katër policë, arrestohet prishtinasi

August 8, 2022
Gashi për vdekjen e ish-gjimnazistes: I gjithë Obiliqi humbi një vajzë shembull
Lajme

Gashi për vdekjen e ish-gjimnazistes: I gjithë Obiliqi humbi një vajzë shembull

by prestigji.com
August 8, 2022
0

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-gjimnazistes Magbule Gashi, e cila vdiq pas një sëmundje...

Read more
Serbët pushtojnë tregun e kokainës në Austri

Serbët pushtojnë tregun e kokainës në Austri

August 8, 2022
Zjarrfikësit në Prizren, mbi 360 intervenime për vetëm shtatë muaj

Zjarrfikësit në Prizren, mbi 360 intervenime për vetëm shtatë muaj

August 8, 2022
Mediat maqedonase: Nesër në Bruksel mbahet Konferenca Ndërqeveritare me BE-në

Shkuan për peshkim, por zbuluan arsenalin e armëve

August 8, 2022
Rrihen mes vete burrë e grua në Gjakovë, bëhen për spital

Rrihen mes vete burrë e grua në Gjakovë, bëhen për spital

August 8, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com