Rreth orës 16:00 në veri të Mitrovicës janë aktivizuar sirenat për grumbullim të qytetarëve në rast rreziku, por zyrtarët e policisë nuk kanë mund të konfirmojnë për KosovaPress se për çfarë bëhet fjalë.
Kosovapress ka kontaktuar zëdhënësin e policisë rajonale për veriun Branislav Radoviq, i cili ka thënë se nuk është në dijeni se çfarë po ndodh në veri.
Aktualisht në veri të Mitrovicës nuk ka grumbullime, ndërsa qytetarët në jug po afrohen te lumi i Ibrit për të kuptuar se çfarë po ndodh, por ata po pengohen nga policia.
Ndërkohë rrugët në Mitrovicë kanë nisur të zbrazen nga qytetarët.
Ndryshe, mediat serbe raportojnë për grumbullim të qytetarëve në Rudare të Zveçanit, duke mos dhënë më shumë detaje./kp