Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur Afrikën “një peng” të luftës së Rusisë gjatë një fjalimi në Bashkimin Afrikan, të hënën.
Kryetari i komisionit të AU tha se kishte një “nevojë urgjente për dialog” për të rivendosur stabilitetin global, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Vendet perëndimore i kanë kërkuar Rusisë të lirojë rezervat e mëdha të drithit në Ukrainë.
Bllokada ka rritur çmimet e ushqimeve.
“Afrika është në fakt një peng i atyre që nisën luftën kundër shtetit tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij.
Ai tha se qeveria e tij ishte e angazhuar në “negociatat komplekse” për të zhbllokuar rezervat e grurit të bllokuara në portet e Detit të Zi të Ukrainës.
“Kjo luftë mund t’ju duket shumë e largët për ju dhe vendet tuaja,” i tha ai AU. “Por çmimet e ushqimeve që po rriten në mënyrë katastrofike kanë sjellë tashmë [luftën] në shtëpitë e miliona familjeve afrikane.”