prestigji.com
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
prestigji.com

Aeroplani rus godet dronin amerikan mbi Detin e Zi

prestigji.com by prestigji.com
7 days ago
in Lajme
A A
reaper dron
Share on FacebookShare on Twitter
Advertisement

Një avion luftarak rus rrëzoi një dron të Forcave Ajrore të ShBA-së mbi Detin e Zi të martën pasi dëmtoi helikën e dronit amerikan “MQ-9 Reaper”, sipas një zyrtari amerikan të njohur me incidentin.

Droni “Reaper” dhe dy avionë “SU-27 Flanker” po operonin mbi ujërat ndërkombëtare mbi Detin e Zi kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dhe hodhi karburant përpara dronit pa pilot, sipas zyrtarit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Një nga avionët më pas dëmtoi helikën e Reaper, e cila është montuar në pjesën e pasme të dronit, tha zyrtari. Dëmtimi i helikës detyroi SHBA-në të rrëzonte “Reaper”-in në ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi.

Forcat Ajrore të SHBA-së lëshuan një deklaratë duke akuzuar avionin rus për veprim në një “mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale”.

“Përafërsisht në orën 7:03 të mëngjesit (CET), një nga avionët rus Su-27 goditi helikën e MQ-9, duke bërë që forcat amerikane të rrëzonin MQ-9 në ujërat ndërkombëtare. Disa herë para përplasjes, Su-27 hodhi karburant dhe fluturoi përpara MQ-9 në një mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe në mënyrë joprofesionale. Ky incident tregon mungesë kompetence, përveç të qenit i pasigurt dhe joprofesional”, tha në deklaratë gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së James B.Hecker, komandant i Forcave Ajrore të SHBA-së për Evropë dhe Forcat Ajrore në Afrikë.

Advertisement

Avionët rusë dhe amerikanë kanë operuar mbi Detin e Zi gjatë rrjedhës së luftës, por ky është ndërveprimi i parë i njohur i tillë, një përshkallëzim potencialisht i rrezikshëm në një kohë kritike të luftimeve.

Shtetet e Bashkuara kanë përdorur dronët “Reaper” mbi Detin e Zi që para fillimit të luftës, duke përdorur dronët spiunë për të monitoruar zonën.

Dronët “Reaper” mund të fluturojnë deri në mbi 15 metra lartësi, sipas Forcave Ajrore, dhe ata kanë sensorë dhe aftësi për të mbledhur informacione dhe për të kryer zbulim për periudha të gjata kohore, duke e bërë atë një platformë ideale për të gjurmuar lëvizjet në fushën e betejës dhe në Detin e Zi. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Lexo edhe

Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u
Lajme

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

March 21, 2023
Abin Kurti
Lajme

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

March 21, 2023
LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down
Lajme

LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down

March 21, 2023
Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht
Lajme

Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht

March 21, 2023
DASH nuk e komenton se pse disa vende nuk u ftuan në Samitin e Demokracisë
Lajme

Kamberi: Raporti i DASh-it potencoi diskriminimin etnik të shqiptarëve në Serbi

March 21, 2023
Spitali i Pejes
Lajme

Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës

March 21, 2023
Presidentja të thërret Këshillin e Sigurisë e jo të dërgojë mesazhe nga New York-u
Lajme

Mustafa: Takimi i Ohrit siguron paqen dhe stabilitetin në Ballkan (VIDEO)

by prestigji.com
March 21, 2023

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një intervistë për ABC News skanoi zhvillimet në Kosovë, ndërsa theksin kryesor e vuri...

Read more
Abin Kurti

Kurti për raportin e DASh-it: Do të adresohet me seriozitet

March 21, 2023
LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down

LDK: Jemi të përkushtuar të luftojmë për të drejtat e personave me Sindromën Down

March 21, 2023
Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht

Kryetarja e parlamentit shqiptar: Me Kosovën po bashkëpunojmë intensivisht

March 21, 2023
DASH nuk e komenton se pse disa vende nuk u ftuan në Samitin e Demokracisë

Kamberi: Raporti i DASh-it potencoi diskriminimin etnik të shqiptarëve në Serbi

March 21, 2023
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com