A jeni zog i mëngjesit apo hut i natës? (VIDEO)

 A jeni zog i mëngjesit apo hut i natës? (VIDEO)

A kërceni nga shtrati në mëngjes plot energji dhe gati për të shkuar? Apo e shtyni alarmin deri në sekondën e fundit ?

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën Molecular Psychiatry, jeni me fat nëse jeni njëri i mëngjesit sepse zakonet tuaja natyrore të gjumit, janë në përputhje me traditën e orarit të punës nga ora 08:00 deri në 17:00, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.

Por është pengesë nëse jeni buf nate, i përgatitur për të performuar më mirë pasdite ose në mbrëmje.

Advertisement

Në studim janë përdorur të dhënat e gjumit të mbledhura nga monitorët e aktivitetit të duarve të më shumë se 85,000 pjesëmarrësve në  Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit kanë krahasuar informacionet  e gjumit me vetë-raportimet e gjendjes shpirtërore dhe zbuluan se njerëzit me një cikël të gabuar të gjumit kanë më shumë gjasa të kenë depresion, ankth dhe të kenë më pak ndjenja të mirëqenies.

“Të kesh një keq-menaxhim  më të lartët gjumit është shoqëruar me shanse më të larta të depresionit”, ka thënë autorja e studimit Dr. Jessica Tyrrell.

Ndërsa punëtorët që punojnë më ndërrime kanë një prevalencë më të lartë të depresionit.

https://edition.cnn.com/2021/06/07/health/night-owl-depression-link-wellness/index.html

Advertisement

Të ngjashme