Para 12 viteve, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me seli në Hagë ,mbajti seancë historike.
Më 22 korrik 2010-të, ky organ i OKB-ës, vendosi nëpërmjet një opinioni këshill-dhënës se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 se shkeli të drejtën ndërkombëtare.
Vendimi i GJND-së sivjet mori vëmendje edhe më të madhe botërore kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se e ka lexuar atë dhe se shpallja e pavarësisë se Kosovës është fakt.
Kreu i Kremlinit megjithatë shtoi se e njëjta e drejtë e kosovarëve për pavarësi duhet t’i takoj edhe rajonit të Donbasit në Ukrainë, të cilën ai po e sulmon ushtarakisht, që nga 24 shkurti.
Drejtori i Fondit për Marrëdhënie Ndëretnike në seli Beograd, thotë se Putin me deklaratat e tij i dha goditje të fortë politike Serbisë, të cilën se sheh më partner të suksesshëm.
Dushan Janjiq,konsideron se Moska është gati të bëjë pazare për interesa të veta e mbase edhe të heq veton për pranimin e Kosovës në OKB.
“Për të gjithë ata që po e mësojnë Kosovën që të shkohet me njohje reciproke, s’kanë nevojë për këtë. Serbia nuk pyetet. Duhet që ata pra, amerikanët, britanikët të flasin me Rusinë e të shohin çka është kompensimi. Këtë e ka thënë Putin, për të cilin Vuçiq dhe të tjerët s’ekzistojnë si aktorë”, shtoi për Klan Kosova, Janjiq.
Ai thekson se vendimi i para 12 vjetëve ju kthye Serbisë që edhe kërkoi mendim prej GJND-së , si diçka që Beogradi se priste, pasi që kishte pritje të mëdha nga rusët.
“Në fakt çka deshën autoritetet serbe të bënin me këtë është se ata e dinin se s’mund ta ndalnin lëvizjen e Kosovës drejt sovranitetit dhe pavarësisë, por fajtor për këtë duhej të ishte dikush tjetër”