Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

A do ta njoh Greqia pavarësinë e Kosovës?

prestigji.com by prestigji.com
3 months ago
in Lajme
A A
A do ta njoh Greqia pavarësinë e Kosovës?
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë më parë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takuan ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Ministri Dendias e përgëzoi kryeministrin Kurti për të arriturat dhe shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e qeverisë greke për të shtuar bashkëpunimin ekonomik dhe në fusha të tjera.

Ai tha se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe shtoi se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Lidhur me këtë, analisti Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se në bazë të deklaratës së Dendias, është e qartë se Greqia së shpejti do e njohë shtetin e Kosovës, madje sipas Mehazit, deklarata e tij lë të kuptohet si përgatitje e kornizës dekretuese për njohje.

“Deklarata e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias: “se Greqia vazhdimisht avokon për liberalizmin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe shtoi se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike”, është një deklaratë shumë e qartë e optimiste se Greqia së shpejti do ta njohë Republikën e Kosovës, thëniet e mësipër të Shefit të Diplomacisë Greke, Nikos Dendias, e kanë kuptimin e përgatitjes së kornizës dekretuese të njohjes së Kosovës, bile fjalët kyçe të ministrit grek Dendiasit: “se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike”, janë diçka më shumë se njohje”, deklaroi Mehazi.

Tutje u shpreh se Greqia dhe Qipro do të jenë shtete e para që do e njohin Kosovën, megjithatë ai thekson se sa më shpejt të ketë njohje, aq më shumë do të shuhen ndikimet serbe.

“Për njohjen e Kosovës nga Greqia paralajmëroi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, se bisedat me Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Dendias, na japin shpresa se Greqia do ta njohë së shpejti Kosovën. Siç shihet nga pesë shtetet e BE-së që ende se njohin Kosovën, Greqia dhe Qipro do jenë të parat që do ta njohin Republikën e Kosovës e më pas njohjet e tre shteteve tjera të Spanjës, Romanisë e Sllovakisë do jenë njohje kuvertore të përbashkëta. Mendojmë se BE-së i ka ardhur koha që të reagojnë fuqishëm me njohjen e Kosovës nga pesë shtetet për të ndarë shapin prej sheqerit rus të Serbisë në Ballkanim Perëndimor. Sa më shpejt të njihet Kosova nga këto shtete evropiane aq më shumë do shuhen ndikimet ruse-serbe në Ballkanin Perëndimor. Pra, njohja e Kosovës nga Greqia do jetë nje zemërim i madh diplomatik për Serbinë”, theksoi ai.

Lexo edhe

Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)
Lajme

Ushtria ruse nis ndërtimin e apartamenteve në Mariupol (VIDEO)

July 2, 2022
Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike
Lajme

Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

July 2, 2022
KRR-ja vendos sot për çmimet e reja të karburanteve
Lajme

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohet nafta për 1 cent

July 2, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina
Lajme

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

July 2, 2022
Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë
Lajme

Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

July 2, 2022
Qytetarët e BE-së mund të vazhdojnë thirrjet pa roaming edhe për 10 vjet

by prestigji.com
July 2, 2022
0

Ushtria ruse ka nisur ndërtimin e apartamenteve të banimit në Mariupol. Agjencia e lajmeve Associated Press, solli pamjet nga puna...

Read more
Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

Vetëm mbrëmë, katër të rinj në emergjencë, u lënduan nga trotinetet elektrike

July 2, 2022
KRR-ja vendos sot për çmimet e reja të karburanteve

Çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme, lirohet nafta për 1 cent

July 2, 2022
120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

120 trupa ruse u vranë në 24 orë, thotë Ukraina

July 2, 2022
Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

Ky është fjalimi i ambasadorit amerikan në pritjen për 246 vjetorin e Pavarësisë

July 2, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com