Ansu Fati dëshiron të luftojë për të ardhmen e tij tek Barcelona në muajt e fundit të sezonit 2024/2025.
Përkundër rikthimit të tij në fund të vitit 2024, reprezentuesi spanjoll nuk është në planet e Hansi Flick.
Tekniku gjerman më parë kishte shprehur vullnetin e tij për ta mbajtur Fatin në skuadër në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje për largimin e tij, por klubi preferonte shitjen e tij.
Kjo qasje pragmatike nga Flick për Fatin nuk e ka konfirmuar të ardhmen e tij afatgjatë në Kataloni, por ai do të ketë një mundësi për të dëshmuar veten.
Produkti i La Masia ishte lidhur me një largim si huazim për pjesën e mbetur të sezonit, aty ku interesim për të pati Como e Cesc Fabregas.
Sidoqoftë, nuk pati ndonjë ofertë formale dhe Barcelona priti deri në momentit e fundit për të vendosur nëse do ta largojnë.
Sipas një raportimi të fundit nga Diario Sport, në zyrat e Barcelonës erdhi një ofertë nga një klub arab, por Fati e refuzoi transferimin në Lindjen e Mesme.
Al-Shabab raportohet se kishte ofruar 10 milionë euro për kartonin e tij, plus pesë milionë të tjera shtesa, por Barcelona e pranoi vendimin e Fatit.
22-vjeçari nuk ka shënuar gol në ndonjë garë deri më tani këtë sezon, teksa vetëm katër të tillë i ka realizuar edicionin e kaluar tek Brightoni në huazim.
Të tjera
Aktuale
Haxhi Shala dënohet me tri vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me
Sport
Ansu Fati refuzoi një ‘mega ofertë’ në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit
Ansu Fati dëshiron të luftojë për
Bota
Trump paralajmëron se “nuk ka garanci” armëpushimi në Gazë ndërsa Netanyahu po qëndron në Washington për bisedime
Presidenti Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu