Iu drejtova dr. Ibrahim Rugovës, jemi lodhë president! Ai mu përgjigj fortë

Të jesh sportist i gjeneratës së sakrificës ka qenë si të jesh ushtar në vijën e frontit.

Ish futbollistit i gjeneratës së artë të Prishtinës, Jusuf Tortoshi, disa vite kryetrajner i Prishtinës, ka folur për gjeneratën e sakrificës, për takimin me presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.

Tortoshi flet edhe për Agim Ademin, për torturat që ka pësuar nga milicia e regjimit të Serbisë.

Image

KF Prishtina u prit nga presidenti dr. Rugova në edicionin 1995-1996

Kur jeni arrestuar në vitet e 90-ta nga milicia e okupatorit serb?

Jusuf TortoshiJam arrestuar në Obiliq gjatë edicionit 1995-1996. 

Image

Tortoshi si kryetrajner në gjeneratën e sakrificës me KF Prishtinën

Ka qenë edhe rreziku tjetër sepse disa lojtarë nuk e kishin të kryer shërbimin ushtarak, dhe atëkohë menjëherë i dërgonin në ushtri, kur dihet se ka qenë luftë në Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinës në vitet e 90-ta (1991-1995).

Erdhën milicia serbe dhe më pyetën? 

Kush është trajneri? Iu thash: Jam unë dhe shkova. 

Dy milicë mi lidhën duart dhe më dërguan në mbajtje. Me arrestuan në Dardhishtë ku ishte një fushë e improvizuar.

Me mbyllen në qeli. Më mbajtën atje, pata disa tortura jo aq shumë. Mu drejtuan me një zë kërcënues: “Ju jeni organizator.

Kush janë të tjerët? Është aty edhe trajneri i Ferizajt, Ahmet Hasani”. I thash: “Nuk e njoh. Nuk e di kush është”.

Me thanë që referët kanë pas me ardhur pas 10 minutave. Ia ktheva: “Nuk e di. Jam ardhur me luajt një lojë futbolli”. Ata me thanë: “Pse si ekip Prishtina, ju jeni i njohur? Ia ktheva ata nuk me kanë thirrur, por unë me këtë futboll merrem që moti. 

Çfarë ngjau pastaj?

Jusuf Tortoshi: Ngjau ajo që ngjau. U bë vendimi dhe aty shkruante: Organizator i Ligës Republikane. Gjykatësi Sharanoviq mi caktoi 60 ditë burgim.

Edhe nga aty me thanë se do të me depërtojnë në Smrekovnicë. Më mbajtën në bodrum, asi terri nuk kisha pa kurrë, as në ëndërr e as në filma, nga frika kisha dhimbje në lukth. Nuk e dija çka po më pret.

A ju dërguan në burg për 60 ditë?

Jusuf Tortoshi: Jo! Pas intervenimit të Shihnasi Berishës e disa njerëzve të tjerë, unë i shpëtova burgimit 60 ditësh. Më kërcënuan milicia serbe, nëse zihesh edhe një herë diku në ndeshje, ki me pasur pasoja edhe më shumë.

Megjithatë, kemi pas një entuziazëm, vullnet dhe ajo nuk përsëritet kurrë më, e kemi mbajt gjallë futbollin. Kemi pas federatën, organet për regjistrim të lojtarëve, libreza, protokolle për çdo ndeshje, kampionatin, kupën e Superkupa e shumëçka tjetër, me këto fakte njerëz në UEFA dhe FIFA janë çuditë, ata kanë menduar se kemi luajtur veç nëpër livadhe, krejt këto gjëra janë të evidentuar nga ndeshja e parë e deri në ndeshjen e fundit.

Nuk guxojmë mi leju njerëz me marrë pjesë në debate e me dal dhe më ofendu, të cilët po dalin si kërpudha, duke thënë: “Unë, unë, unë”. Unë prej fundit të vitit 1991 e nga pranvera e vitit 1992 e deri në fund pa asnjë ditë pushimi kam vepruar në gjeneratën e sakrificës. Le të më dalim me fakte për periudhën 1991-1999. 

Agim Ademi ka qenë aktiv, e ka mbajtur klubin e Kosovës së Prishtinës, ka qenë kryetar i saj.

Disa herë jeni pritur në vitet e 90-ta nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova?

Jusuf Tortoshi: Po! Kur e fitonim Kupën apo kampionatin. Dy herë kemi qenë mysafirë me Prishtinën te presidenti dr. Ibrahim Rugova. Bile i pata thënë një herë presidentit dr. Rugova: “President, jemi lodhë, e lamë për 6 muaj apo një vit, por u bënë 5-6 vite”. Ishte viti 1996.

Presidenti dr. Rugova ma ktheu: “E di, por arsimi dhe ju (sporti) jeni duke kontribuar shumë”.

Flisnim me krenari për Agim Ademin, president i FFK-së? 

Jusuf Tortoshi: Pas lufte, aktivitetet e kryetarit të tashëm, ishin të pandalshme. Agim Ademi për  11-12 vite ka qenë të Sabri Hashani e Fadil Vokrri, ka qenë nënkryetari numër një. Ai nuk piku nga qielli. Shumë shtete nëpër Evropë nuk e dijnë kë e kanë kryetar të federatës.

Dështojnë kombëtaret dhe askush nuk e përmend kryetarin në asnjë shtet. Për mu Gjermania dështoj, as se përmendi dikush kryetarin e federatës, aty përmendet shtabi teknik apo ndonjë lojtar. Dështoi një Itali, kampion e Evropës, nuk shkoi në Kampionatin botëror.

Një Itali nuk shkoi, sepse shkoi Maqedonia dhe e mundi Italinë me 1:0 midis Italisë. A e përmendi kush kryetarin e federatës, jo.

Bile kryetari i federatës e mbrojti atëherë Mancinin, duke thënë ndodhi çka ndodhi dhe kam besim se jemi kampion të Evropës. Nuk u bë nami. Ne e humbin një lojë dhe këtu mezi e presin, pas dy ditëve po fitojmë më 4:0 pavarësisht kush është rivali, nuk i jepet rëndësi që fituam. Janë disa  që janë ardhur me diagnoza të sëmura. Shkoni interesoni e shikoni edhe federata tjera pse po iu gjuheni veç futbollit.

Po mendoni veç tek mjetet e paraja, jo nuk është ashtu.

UEFA vazhdimisht vijnë në federatë e shikojnë kah janë shku mjetet nga A deri në ZH. Si po doni me ardh aty?

I pengon kjo dikujt?

Jusuf Tortoshi: Aty jemi ne që kemi qenë të futbollit, që kemi kontribuar. Aty ka të drejtë edhe mbesa e nipi im mu kanë brenda se kam kontribuar jo veç vajza e djali. Kujt i pengon kjo? Puna po kryhet në mënyrë profesionale.

Ju pengon matrapazëve kjo, që nuk kanë lidhje me futboll, veç shikojnë si me ardhur e çka më bë. Shembull, e kemi në kombëtare U15 Nallbanin, U16 Kurda, U17 Morina, U18 Sermaxhaj, U 19 Maliqi, U20 Bekim Isufi, U21 Tovërlani, krejt janë njerëz të futbollit. U21 para dy jave si mysafir luajti në Budapest ndaj Izraelit dhe fituan me 1:0, në opinion nuk iu dha rëndësi kësaj pune. Fituan me 0:1 dhe kaq. Nuk iu dha hapësirë.

Luajtën me Gjermani U21 me rezultat 0:0, pra me gjigandin, nuk iu dha hapësira.  Sa të jem gjallë do të jem me futboll! Pse kundër meje, nuk i kuptoj. Kam marrë medalje presidenciale nga presidentja Vjosa Osmani, medalje për merita. A rastësish u bë kjo? Jo! Me meritë.

Të tjera