Tre ditë para se të bëhen 1 vit nga sulmi i 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terrorist serb hyri përmes rrugëve ilegale në territorin e Republikës së Kosovës, në Manastirin e Banjskës dhe sulmuan policinë e Kosovës ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku, janë shtuar masat e sigurisë nga institucionet e vendit por edhe atyre ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX. Të shtunën deri sa qëndroi ekipi i televizionit, pjesët afër kufirit me Serbinë monitoroheshin edhe nga helikopterët e KFOR-it ndërsa, Policia e Kosovës ka rritur vigjilencën në katër komunat veriore, duke patrulluar edhe në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.
Lëvizjet e veturave janë të rralla.
Gjithashtu edhe të banorëve të zonës.
Edhe dyert e manastirit ishin të mbyllura në Banjskë të Zveçanit.
Tre ditë para se të bëhen 1 vit nga sulmi i 24-shtatorit nga një grup terrorist serb me në krye Millan Radojiçiqin, qetësia e ka kapluar këtë zonë edhe të shtunën.
Por si ndodhi sulmi nga ky grup paraushtarak serb?
Gjithçka u filmua nga droni i Policisë së Kosovës në momentin që ky grup u vë nën kontroll nga njësitë e ndryshme speciale të Policisë, ndonëse të shtënat nuk ndaleshin edhe nga ky pozicion.
Të maskuar e të armatosur filluan të marrin pozicione edhe nga zonat e tjera përreth këtij manastiri.
E që të mos i zënë në befasi ndonjë përsëritje e një situate të ngjashme si ajo e 24-shtatorit, të gjitha masat janë ndërmarrë nga institucionet e sigurisë.
Në vendin ku edhe u ballafaqua shteti me grupin terrorist, po monitorohet çdo lëvijze.
Edhe patrullimet janë të shpeshta.
Media ka mësuar se Policia e Kosovës me institucionet tjera në koordinim kanë marrë masa të shtohet vigjilenca në katër komunat veriore, pasi që tash e disa kohë informacionet e dhëna edhe nga zyrtarët e shtetit kanë treguar për mundësinë e një ripërsëritje të një sulmi të ngjashëm nga Serbia.
Njohësi i Sigurisë Arben Dashevci tha se për këtë arsyeje edhe është rritur vigjilenca.
“Nuk ka mundësi në asnjë mënyrë që të përsëritet Banjska ose kapaciteti i saj, që ka qenë sepse ka ndryshuar çdo gjë në aspektin e sigurisë duke pas parasysh që të tre institucionet e sigurisë, si reaguesi i pari, i dytë dhe i tretë i ka shtuar dhe i kanë konsoliduar trupat e veta për mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në republikën e Kosovës, pa dallim”, Dashevci.
“Bashkëpunimi ka qenë gjithmonë i mirë, unë nuk kam has në ndonjë problem mes reaguesve, gjithmonë në aspektin e sigurisë/ gjithmonë koordinohemi me partnerët strategjik, ShBA-në dhe Bashkimin Evropian”, tha ai.
Tëvë1 sa qëndroi në veriun e vendit, të shtunën pa edhe vëzhgim nga ajri nga pjesëtarët e KFOR-it afër kufirit me Serbinë, ndërkaq nga toka, Policia e Kosovës monitoronte edhe rrugët që të shpien për në Leposaviq e Zubin Potok.
Të tjera
Lajme
Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
““Lehtë kur e ka pushtetin Manxhuka
Lajme
Pacolli publikon skemën e rritjes së pensioneve, kaq do të jetë rritja për secilën kategori
ensionistët në mbarë Kosovën nga ky
Lajme
Lidershipi i Serbisë po sillen në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka akuzuar