Një sindikatë e punëtorëve që përfaqëson dhjetëra mijëra punëtorë në Samsung Electronics në Korenë e Jugut ka hyrë në grevë, duke shënuar grevën e parë të tillë në historinë 55-vjeçare të gjigantit të prodhimit të çipave dhe telefonave.
Unioni Mbarëkombëtar i Samsung Electronics (NSEU) tha se 28 mijë anëtarët e tij, më pak se një e katërta e fuqisë punëtore totale të kompanisë në vend, do të organizojnë një grevë më 7 qershor, pas negociatave të dështuara mbi marrëveshjet e pagave dhe bonuseve.
Bëhet e ditur se menaxhmeti i kompanisë ka negociuar me sindikatat për paga prej janarit, mirëpo palët nuk kanë arritur një zgjidhje.
Siç raportohet, ky divizion po përpiqet të rifitojë statusin e tij të mëparshëm, pasi thuhet se Samsung ka mbetur prapa konkurrentëve SK Hynix dhe Micron Technology në ofrimin e çipave të përdorur në procesorët e Inteligjencës Artificiale (AI).
Prodhuesi më i madh në botë i çipave ka pasur disa vite të vështira, shkruan CNN.
Një mungesë historike e çipave kompjuterikë gjatë pandemisë Covid u pasua nga rënia e kërkesës vitin e kaluar pasi kërkesa e konsumatorëve mbeti e ulët për shkak të pasigurisë ekonomike globale.
Por gjërat janë duke u përmirësuar për kompaninë për shkak të bumit të AI.
Ndryshe, muajin e kaluar Samsung raportoi një rritje më shumë se dhjetëfish të fitimit operativ të tremujorit të parë mes parashikimeve të kërkesës së lartë për AI dhe çipa të nivelit të lartë.
Shumica dërrmuese e mikroçipëve të avancuar në botë prodhohen vetëm në dy vende: Tajvan dhe Korenë e Jugut.
Të tjera
Lajme
Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën
““Lehtë kur e ka pushtetin Manxhuka
Lajme
Pacolli publikon skemën e rritjes së pensioneve, kaq do të jetë rritja për secilën kategori
ensionistët në mbarë Kosovën nga ky
Lajme
Lidershipi i Serbisë po sillen në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka akuzuar