49 policë janë lënduar dhe 11 qytetarë janë arrestuar në protestën kundër propozimit francez, që është mbajtur sot në Maqedoninë e Veriut.
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Zekirja Mexhiti, ka dhënë detaje në lidhje me këtë protestë, njofton Klankosova.tv.
” Kanë gjuajtur me mjete piroteknike dhe gjësende të forta në drejtim të policëve, bëhet fjalë për 49 policë të lënduar, derisa janë 11 arrestime, kjo shifër pritet të rritet, për shkak se numri i protestuesve ka qenë mjaft i lartë”, është shprehur Mexhiti në Edicionin Special.
Ai thotë se pritet të ketë protesta edhe gjatë ditës së enjte, kur propozimi të shkojë në kuvend për t’u miratuar.
“Përgjatë ditës së enjte, është paralajmëruar që propozimi të shkojë në kuvend dhe sigurisht aty pritet të miratohet dhe të jepet një përgjigje përfundimtare, e cila përgjigje pastaj t”ia delegojë ministrisë së Jashtme”, shtoi ai.
“Ky tensionim i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë ditës së enjte, kur kuvendi ta thotë fjalën e fundit për këtë propozim”.