Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

3o ditët e Shqipërisë si shefe e Këshillit të Sigurimit

prestigji.com by prestigji.com
1 month ago
in Lajme
A A
​Shqipëria merr drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria nga sot e për 29 ditë të tjera të muajit qershor do të jetë shefe e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në New York.

Kjo pasiqë kryesimi i presidencës së KS të OKB-së do të jetë në duar të shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama tashmë ndodhet në Amerikë së bashku me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka.

Përmes një video mesazhi në rrjetet sociale, kreu i ekzekutivit shqiptar tha se demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës dhe nënvizoi luftën në Ukrainë duke theksuar se ne ‘nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë’.

“Kjo është dekada e tretë e mijëvjeçarit të tretë. Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive të papërshkrueshme, në më shumë se pesëdhjetë konflikte përreth globit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në anë të ndryshme të botës. U bë shumë gjatë që shohim abuzime masive me të drejtat e njeriut, nga Darfuri në Mianmar, nga Afganistani në Siri dhe bashkësia ndërkombëtare po lufton t’i vendosë autorët e krimeve të rënda para përgjegjësisë. Në Evropë, plagët e luftërave që pasuan shpërbërjen e Ish-Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, janë ende të hapura. Po bëjmë gjithçka mundemi për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën, por duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët në paqe. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka sfiduar sigurinë europiane dhe ka tronditur rendin botëror bazuar në rregulla. Ne nuk mundemi e nuk duhet të mësohemi me pandëshkueshmërinë. Është urgjente të veprojmë, tani, për viktimat e panumërta të konflikteve të pakuptimta, por edhe për ne, të gjithë, për atë çka besojmë, për atë çka na bën bashkë, për të mbrojtur ligjin, për të ruajtur veprimin shumëpalësh.   Të gjithë ne kemi një rol për të luajtur, pjesën tonë për të përmbushur”.

“Kjo është arsyeja pse ngjarja e parë përfaqësuese e Shqipërisë në presidencën e saj të parë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të kem nderin të kryesoj më 2 qershor, i kushtohet “Forcimit të llogaridhënies dhe drejtësisë për shkeljet e rënda të së drejtës ndërkombëtare”. Kombet e Bashkuara nuk kanë vlerë më të lartë për të promovuar sesa drejtësia dhe sundimi i ligjit. Shqipëria e promovon atë kombëtarisht dhe e mbron ndërkombëtarisht”.

“Drejtësia dhe paqja ecin krah për krah dhe Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në këtë drejtim. Jemi të privilegjuar që u japim zë bindjeve tona e do ta drejtojmë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me të gjithë vullnetin e pasionin tonë për ato çka besojmë fort”, tha Rama.

Më 2 qershor, kryeministri Rama do të drejtojë debatin e hapur të nivelit të lartë të Këshillit të Sigurimit mbi llogaridhënien ndërkombëtare, si një ndër përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, sipas ministrisë “të theksuar edhe më shumë për shkak të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Gjatë qëndrimit në New York, Rama dhe Xhaçka u pritën në takim nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres si dhe nga zyrtarë të tjerë.

Në takimin mes Ramë e Guterres u fol për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të KS në tryezën drejtuese të OKB, dhe gatishmërinë për të ofruar kontributin e saj në shërbim të paqes dhe sigurisë, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm ndërkombëtar.

Programi i punës së kësaj presidence të Këshillit të Sigurimit ndërlidh përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit me zhvillimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, siç është lufta në Ukrainë.

Ndërkohë, vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë presidencën e këtij institucioni pak muaj përpara përfundimit të mandatit, në tetor 2023.

Ky vend i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm për periudhën 2022-2023, ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.

Shqipëria është pranuar si anëtare në Kombet e Bashkuara më 14 dhjetor 1955.

Veç Këshillit të Sigurimit, Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1 janar të vitit 2020 nga Sllovakia.

 

 

Lexo edhe

Kanadaja do të hedhë 13.6 milionë doza të vaksinës ndaj koronavirusit
Lajme

Kanadaja do të hedhë 13.6 milionë doza të vaksinës ndaj koronavirusit

July 6, 2022
Dorëhiqet ministri i Financave i Kroacisë
Lajme

Dorëhiqet ministri i Financave i Kroacisë

July 6, 2022
Zimbabve do të stampojë monedha ari për ta penguar ngritjen e çmimeve
Lajme

Zimbabve do të stampojë monedha ari për ta penguar ngritjen e çmimeve

July 6, 2022
Protesta kundër propozimit francez në Shkup, thyhen xhamat e Ministrisë së Jashtme, plagosen 4 policë
Lajme

Protesta kundër propozimit francez në Shkup, thyhen xhamat e Ministrisë së Jashtme, plagosen 4 policë

July 6, 2022
Eurodeputeti bullgar: Serbia me gjendjen aktuale nuk ka vend në BE
Lajme

Eurodeputeti bullgar: Serbia me gjendjen aktuale nuk ka vend në BE

July 6, 2022
Samiti i Madh në tetor, Rama dhe Rutte dalin me propozim për jetësimin e ‘Komunitetit të ri politik Evropian’
Lajme

Samiti i Madh në tetor, Rama dhe Rutte dalin me propozim për jetësimin e ‘Komunitetit të ri politik Evropian’

July 6, 2022
Kanadaja do të hedhë 13.6 milionë doza të vaksinës ndaj koronavirusit
Lajme

Kanadaja do të hedhë 13.6 milionë doza të vaksinës ndaj koronavirusit

by prestigji.com
July 6, 2022
0

Kanadaja do t’i hedhë rreth 13.6 milionë doza të vaksinës Oxford-AstraZeneca Covid-19 sepse nuk mund të gjente asnjë pranues për...

Read more
Mbyllet kursi i organizuar nga FVK dhe KOK

Mbyllet kursi i organizuar nga FVK dhe KOK

July 6, 2022
Përfundon ndeshja, Ballkani debuton me barazim

Përfundon ndeshja, Ballkani debuton me barazim

July 6, 2022
Dorëhiqet ministri i Financave i Kroacisë

Dorëhiqet ministri i Financave i Kroacisë

July 6, 2022
Trajneri i Dritës: Nesër ndeshje e vështirë, por kam besim te skuadra jonë

Trajneri i Dritës: Nesër ndeshje e vështirë, por kam besim te skuadra jonë

July 6, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com