33,000 fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria

 33,000 fëmijë rrezikojnë të vdesin nga uria

Rreth 33,000 fëmijë të kequshqyer në rajonin Tigray të Etiopisë janë në rrezik të lartë për të vdekur, ka paralajmëruar agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF.

Tigray është shkatërruar nga luftimet në mes të forcave të qeverisë dhe rebelëve, me 1,7 milionë njerëz të zhvendosur që nga fillimi i konfliktit në nëntor të 2020, njofton Klan Kosova.

Një studim i hartuar nga OKB të enjten gjeti se 353,000 njerëz kanë jetuar në disa “kriza të ashpra”.

Advertisement

Qeveria etiopiane kundërshton këtë studim, duke thënë se ka ndihma.

Sipas vlerësimit të së enjtes, situata e ushqimit në rajon ka arritur nivelin e një “katastrofe”, e cila përcaktohet si uri dhe vdekje që prek grupe të vogla njerëzish të shpërndara në zona të mëdha.

UNICEF po bën thirrje për qasje humanitare në Tigray.

Advertisement

Të ngjashme