Gazeta Prestigji
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH
No Result
View All Result
Gazeta Prestigji
Home Lajme

30 ditë paraburgim për 6 të kapurit në aksionin anti-drogë

prestigji.com by prestigji.com
2 months ago
in Lajme
A A
30 ditë paraburgim për 6 të kapurit në aksionin anti-drogë
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar 30 ditë paraburgim për 6 të dyshuarit për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.

“Gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 20.04.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.05.2022, ndaj të pandehurve S.B., B.R., N.M., A.M., A.M. (II)., dhe GJ.R., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge nga neni 267 parag.2 dhe 3 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën nga gjykata, transmeton Klankosova.tv.

“Më datë 20 prill 2022, të pandehurit blejnë ose posedojnë pa autorizim me qëllim të shitjes, shpërndajnë ose ofrojnë për shitje dhe importojnë substanca apo preparate të shpallura me ligj si narkotikë,  në atë mënyrë që me marrëveshje paraprake dhe në mënyrë të organizuar i ndajnë rolet. Në këtë mënyrë i pandehuri Gj.R., i shet substanca narkotike të llojit marihuanë të pandehurve N.M, A.M., dhe A.M., të cilën substancë narkotike me  automjetin e tipit “Mercedes” me targa të regjistrimit të Republikës së Shqipërisë e transporton nga Shqipëria në Kosovë tek i pandehuri B.R., ku rreth orës 06:30 minuta e kalon pikën kufitare të Vërmicës, i cili më pas në fshatin Vaganicë të Komunës së Mitrovicës takohet me të pandehurin N.M., bashkërisht hyjnë në garazhin e shtëpisë së të pandehurit N.M., për ta dorëzuar substancën narkotike, ku kapen në flagrancë të dy të pandehurit. Gjatë kontrollit në automjetin “Mercedes” me targa të regjistrimit të Republikës së Shqipërisë në bunkerin special të automjetit policia gjen 10,583 kg substancë narkotike të dyshuar për marihuanë, në garazhin e shtëpisë, pronë e të pandehurit N.M., policia gjen dy thasë të najlonit në 12 gjegjësisht 15 paketime me peshë 18 kg e 905 gram dhe 12 kg e 206.7 gram, nga ku të pandehurit N.M, A.M., dhe A.M., do ta transportonin në Serbi”.

“Ndërsa, i pandehuri S.B., marihuanën e marrë nga Gj.R., me  automjetin e tipit “Mercedes” po ashtu me targa të regjistrimit të Republikës së Shqipërisë e transporton nga Shqipëria në Kosovë, ku rreth orës 05:40 minuta e kalon pikën kufitare të Vërmicës, me destinacion të arrijë në Prishtinë, e kur arrin në lagjen “Uglar” të Fushë Kosovës ndalohet nga policia, e gjatë kontrollit të automjetit në bunkerin e modifikuar të automjetit policia gjen 10,072 kg substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, të destinuar për tregun e Prishtinës”.

Lexo edhe

Pacolli: Në kuvend do të instalohen fontana uji, deputetët mund të pinë me grushta (VIDEO)
Lajme

Pacolli reagon për lajmin për ‘’ujin me grushta’’ por nuk reagoi në intervistë (VIDEO)

July 4, 2022
Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë
Lajme

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

July 4, 2022
30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët
Lajme

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

July 4, 2022
Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)
Lajme

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)
Lajme

Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

July 4, 2022
Sa do të gjobiten lokalet që nuk shërbejnë ujë falas? Flet Fitore Pacolli (VIDEO)

by prestigji.com
July 4, 2022
0

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka dalur me një reagim në të cilin thotë se Klankosova.tv, i ka devijuar...

Read more
Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

Osmani dekoron me Medaljen Presidenciale Ushtarake trupat paqeruajtëse sllovene në kuadër të NATO-s, në Kosovë

July 4, 2022
30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

30 ditë paraburgim për Nuredin Lushtakun dhe të tjerët

July 4, 2022
Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

Pacolli: Rasti Lushtaku nuk duhet të lidhet me Bekim Jasharin (VIDEO)

July 4, 2022
Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

Pacolli tregon se kë duhet lajmëruar nëse lokalet nuk shërbejnë ujë (VIDEO)

July 4, 2022
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com

No Result
View All Result
  • LAJME
  • EKONOMI
  • RAJONI & BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • TECH

© 2021 Prestigji.com