Moti nesër i vranët dhe me intervale kohore me diell

moti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.