IDF: Dy ushtarë të plagosur gjatë operacionit për të shpëtuar pengjet në Gaza

Gaza

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë thënë se dy ushtarë janë plagosur rëndë gjatë një operacioni për të shpëtuar pengjet në Gaza .

Zëdhënësi ushtarak, Daniel Hagari tha se IDF bastisi vendin dhe vrau anëtarë të Hamasit që ata besojnë se morën pjesë në rrëmbimin dhe mbajtjen e pengjeve.

Ai gjithashtu është shprehur se asnjë person i marrë peng nuk është shpëtuar në këtë operacion, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Hagari u shpreh se IDF ka arrestuar më shumë se 200 të dyshuar në 48 orët e fundit, ku përfshihen edhe komandantë të Hamasit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.