Hill: Tërheqja e ushtrisë dhe arrestimi i Radoiçiqit janë hapa të mirë

Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se tërheqja e trupave nga kufiri me Kosovën dhe arrestimi i Milan Radoiçiqit është një hap i mirë dhe se është në interes të Uashingtonit që të gjejë një zgjidhje politike për situatën në Kosovë.

“Nuk ka dyshim se ka pasur një tërheqje të një pjese të vogël të trupave dhe se, në këtë kuptim, gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur. Mund të them gjithashtu se kemi konfirmim për uljen e numrit të trupave. Problemi këtu nuk është ushtarak, por në fakt politik”, tha Hill, raporton N1info, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.