Bajraktari: Radoiçiqi u arrestua si rezultat i presionit ndërkombëtar (VIDEO)

Bajraktari: Radoiçiqi u arrestua si rezultat i presionit ndërkombëtar (VIDEO)

Ardian Bajraktari, ish sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Drejtësisë, ka thënë se Milan Radoiçiqit u arrestuar si rezultat i presionit ndërkombëtar.

Bajraktari, theksoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me arrestimin e Radoiçiqit po mundohet vetëm sa për t’u justifikuar.

“Natyrisht mbi bazën që e kemi parë, në këtë fazë të procedurës, është si rezultat i presionit ndërkombëtar dhe Vuçiqi kam përshtypjen po e bën sa për ta larë veten dhe sa për të justifikuar se po ndërmend ndonjë veprim për m’u konstatuar e vërteta, gjë e cila unë jam pesimist se mund të bëhet nga autoritet serbe”, u shpreh Bajraktari.

“Autoritet tona duhet ta kryejnë punën e tyre me përkushtim ashtu sikurse edhe po bëjnë., Prokuroria Speciale duke punuar në mënyrë intensive për të siguruar prova, të cilat tashmë një pjesë të madhe i ka në posedim, për ta bindur gjykatën siç ndodhi në rastin kur u caktua masa e paraburgimit për disa nga të pandehurit”.

“Duhet të punohet për rritjen e presionit ndërkombëtar, përmes një mekanizmi të pavarur të hetohet roli dhe përgjegjësia e Serbisë sa i përket këtij sulmi, vetëm kështu do të bindet e gjithë bota”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.