Universiteti Temple thotë se presidentja në detyrë, JoAnne A. Epps, ka vdekur pasi u rrëzua në skenë

JoAnne Epps

Presidentja në detyrë e Universitetit Temple, JoAnne A. Epps, ka vdekur pasi u rrëzua në një shërbim përkujtimor të martën pasdite, tha universiteti, raporton ApNews, transmeton Klan Kosova.

Epps u transportua në Spitalin Universitar Temple, ku u shpall e vdekur rreth orës 15:15 me orën lokale. Ajo ishte 72-vjeçare.

Ken Kaiser, nënkryetar i lartë dhe shefi operativ në Temple, nuk pranoi të spekulonte rreth shëndetit të Epps para rëzimit së saj.

“Ne nuk jemi të vetëdijshëm që Presidentja Epps kishte ndonjë problem shëndetësor”, tha Kaiser në një konferencë shtypi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.