Skeleti i rrallë i dinozaurit, i njohur si “Barry”, del në shitje në ankand në Paris

Dinozauri

Një skelet dinozauri jashtëzakonisht i ruajtur mirë, një Camptosaurus i njohur si “Barry”, do të dalë në shitje në Paris muajin e ardhshëm.

Dinozauri, i cili daton nga periudha e vonë Jurassic rreth 150 milionë vjet më parë, u zbulua për herë të parë në Wyoming në vitet 1990. Fillimisht u restaurua në vitin 2000 nga paleontologu Barry James, nga i cili mori emrin.

Laboratori italian Zoic, i cili bleu “Barry” vitin e kaluar, ka bërë punë të mëtejshme restauruese në skeletin, i cili është 2.1 metra i lartë dhe 5 metra i gjatë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv

Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandeve në Paris Drouot, tha se është një ekzemplar jashtëzakonisht i ruajtur, i cili është mjaft i rrallë.

“Për të marrë shembullin e kafkës së tij, kafka është e plotë në 90% dhe pjesa tjetër e dinosaurit është e plotë në 80 për qind” tha ai.

Ndërsa shembujt e dinozaurëve mbeten të rrallë në tregun e artit, me jo më shumë se dy shitje në vit në mbarë botën, tha Giquello.

Megjithkëtë skeleti  i cili do të shfaqet për publikun në mes të tetorit, pritet të arrijë deri në 1.2 milionë euro kur të dalë në shitje më 20 tetor.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.