Kanë përfunduar hetimet në hapësirat e çerdhes “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një 3-vjeçar u dhunua fizikisht nga edukatoret.
Në hapësirat e çerdhes publike “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë qëndruan policia, prokuroria, zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale dhe Inspektorati i Arsimit.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila paralajmëroi masa posa të merret raporti nga Inspektorati i Arsimit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.