Tre persona të maskuar, nën kërcënimin e armës iu kanë grabitur para të gatshme dy personave pasditen e së hënës në Lipjan.
Policia bën me dije se njëri prej të dyshuarve ishte i armatosur, ndërsa më pas të tre janë larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me ngjarjen e cila po hetohet është njoftuar edhe prokurori , raporton Klankosova.tv
Rasti është cilësuar si “Grabitje e armatosur”.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.